Nga Gjermania në Monako! 5 destinacionet me shtëpiza krishtlindjesh më të mirat në Evropë

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

5 Dhjetor, 2024

Festat e Krishtlindjeve po afrohen dhe është koha ideale për të planifikuar një udhëtim!

Një nga traditat më të dashura të kësaj feste janë tregjet e Krishtlindjeve, ku shijohen pije të ngrohta dhe ushqime të vogla tradicionale, të shërbyera në shtëpizat festive të vendosura në sheshet kryesore të qyteteve.

Nëse planifikoni një vizitë në Evropë në periudhën 20-30 janar, ja disa nga destinacionet më të mira për tregjet e Krishtlindjeve:

 

Gjermania – Mbretëresha e tregjeve të Krishtlindjeve

Gjermania është destinacioni kryesor për tregjet festive, dhe qyteti i Këlnit është ndër më të mirët.

Çfarë të shihni?
Këlni ofron disa tregje fantastike, ku më i madhi ndodhet në qendër të qytetit, pranë katedrales. Markt der Engel (Tregu i Engjëjve) është magjik, me qindra drita që shkëlqejnë si yje dhe engjëj që zbukurojnë shtëpizat e dekoruara me mjeshtëri.

Një eksperiencë ndryshe:
Në Heumarkt mund të bëni patinazh në pistën që qëndron hapur nga 25 nëntor deri më 5 janar.

 

Austri – Muzikë dhe tradita të lashta

Në Salzburg, qyteti i Mozart-it, Krishtlindjet marrin jetë me tradita muzikore dhe festive.

Aktivitete kryesore:
Koncerte falas mbahen çdo ditë në orën 17:00 përpara katedrales, ndërsa të martave (17:00–20:00) mund të bashkoheni me grupe korale për këngët tradicionale.

 

Monako – Për një atmosferë luksoze

Me peizazhet mahnitëse dhe elegancën e saj të përhershme, Monako ofron një përvojë të veçantë për Krishtlindje.

Çfarë të prisni:
Tregu i Krishtlindjeve ndodhet pranë Port Hercule dhe ofron ëmbëlsira të shijshme, suvenire të veçanta dhe pamje të mrekullueshme. Për fëmijët (dhe jo vetëm), Musée Océanographique është një alternativë argëtuese.

Datat e tregut:
Nga 8 dhjetor 2024 deri më 4 janar 2025.

 

Kroacia – Magjia e qytetit të vjetër

Gadishulli i Istrias është një nga destinacionet më romantike gjatë festave të Krishtlindjeve.

Përvoja festive:
Eksploroni rrugët me kalldrëm, tregjet artizanale dhe portin piktoresk. Edhe pse bora është e rrallë, atmosfera festive nuk mungon, me ushqime tradicionale, suvenire dhe aktivitete argëtuese për të gjitha moshat.

Datat e festimeve:
Nga 15 nëntor 2024 deri më 1 janar 2025.

 

Hungaria – Sheshet e akullit dhe ndriçimet festive

Budapesti është një tjetër destinacion i mrekullueshëm për tregjet e Krishtlindjeve.

Çfarë ofron:
Sheshi Vorosmarty, tregu më i vjetër i Krishtlindjeve në qytet, është i njohur për shtëpizat ushqimore, dyqanet artizanale dhe koncertet falas. Ndërsa tregu pranë Bazilikës është unik me sheshin e patinazhit që rrethon një pemë madhështore festive.