Fakte abstrakte
4 Mars, 2025
Mund të jetë e vështirë të mendosh për një kohë para deodorantit. Deodoranti është po aq pjesë e rutinës së përditshme sa larja e dhëmbëve.
A e keni ditur që deodoranti fillimisht u krijua për femra dhe tek 50 vite më vonë për meshkuj? Sigurisht si çdo produkt tjetër edhe për deodorantin ekziston një histori.
Në vitin 1888 erdhi i konsideruari “deodoranti i parë tregtar”. Kompania e quajtur Mum lançoi një krem që përmbante oksid zinku si përbërës aktiv që shpërndante erën e kremës, produkti vendosej në një kanaçe metalike. Produkti u tregtohej grave. Në atë kohë, deodoranti ishte një ide mjaft e re, pasi shumica e grave përdornin vetëm parfum për aromë sa më të freskët. (Një variant i kësaj formule të parë u zhvillua më vonë në deodorantin e parë roll-on në vitet 1950.)
Deodoranti i parë për meshkujt, Top-Flite, u shfaq në Amerikë në vitin 1935
Në vitin 1903, kompania Everdry lançoi produktin e parë antidjersë që hyri në treg. Ai përmbante kripëra alumini si përbërës aktiv që ndalojnë djersën.
Disa vjet më vonë në vitin 1909, Dr. Abraham D. Murphey, mjeku nga Cincinnati, përgatiti një deodorant të lëngshëm që të mos i djerësiteshin duart gjatë operacioneve. Vajza e tij, Edna, e përdori këtë produkt të ri nën krahët e saj dhe zbuloi se ajo eliminonte djersën dhe erën dhe më vonë vendosi t’ua tregtonte grave si një mënyrë për të larguar në ditët e nxehta kur veshin fustane. Pas disa vitesh duke provuar fatin e saj dikur debutoi në treg me deodorantin e quajtur Odorono, i cili u popullarizua shumë dhe ishte baza për deodorantët me substancë alumini që njohim sot.
Në vitin 1914, Journal of American Medical Association e quajti Edna-në, “mashtruese dhe të rrezikshme”, duke deklaruar se kloruri i aluminit brenda mund të irritojë lëkurën.

Marketingu rreth deodorantëve, ishte suksesi i deodorantëve të Edna Murphey.
Ajo punësoi shkrimtarin, James Webb Young, i cili shkruante reklama në botime si Ladies’ Home Journal duke e pozicionuar djersën e nënsqetullave si një problem të sikletshëm për gratë.
Reagimet ishtin të shumta:
Disa gra…i thanë shkrimtarit Young se nuk do t’i flisnin më kurrë, deklaratat ishtin të neveritshme dhe fyerje për gratë.
Ashtu edhe thuhet, pse burrat nuk përdornin pra diçka që zbehte armoën e djersës në të njëjtën kohë si kur doli për gratë.
“Por shitjet e deodorantit u rritën 112 për qind atë vit. Shumë marka të deodorantëve ndoqën shpejt shembullin dhe të gjitha filluan të tregtonin shumë produkte kundër djersës dhe kundër erës”, kishte thënë Young.
Deodoranti konsiderohej domosdoshmëri dhe jo lluks.
Sot e asaj dite, deodorantët janë sprej dhe me roller në formë të sapunit.
Një fakt rreth kësaj çështjeje
Shkencëtarët treguan se personat që kanë aromë më të theksuar të djersës e kanë më të theksuar gjenin ABCC11.
Sipas https://medicover-genetics.com/
Aroma e theksuar e djersës është krahasuar me dyllin e thatë dhe të lëngshëm të veshit.
Lloji i lagësht i dyllit të veshit është i përhapur në popullatat evropiane, ndërsa popullatat aziatike kanë më shumë gjasa të mbajnë polimorfizmin që çon në dyllin e veshit të thatë dhe humbjen e përbërësve që formojnë erën në djersën e sqetullës.
Andaj në vendet aziatike ka edhe mungesë të deodorantëve në treg.
Lloji i dyllit të lëngshëm tregon që ju keni aromë më të theksuar të djersës, ndërsa ai i thatë më pak të theksuar.