Live Stories from Prishtina

LIVE

23 Tetor, 2024

Deklarata e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në emisionin Canapé në televizionin T7, ka ngjallë reagime të shumta.

I pari i Prishtinës, jep “këshilla”, për të gjithë ata qytetarë që nervozohen në trafikun e dendur në kryeqytet.

Duke ju referuar eksperiencave personale në të kaluarën, kur ai ka jetuar në New York dhe Londër, Rama, ka shpalosur alternativa sipas tij ideale për t’ju shmangur nervozës në kolona.

“Shfrytezojeni kohën për tu marrë me diçka tjeter, mundesh me bisedu me dikend në telefon, me ndegju muzikë apo edhe me lexu ndonje libër”, ka thënë kryetari Rama.

Bllokadat në trafik sipas kreut të Prishtinës mund të shfrytëzohen si moment reflektimi për shumë punë që ke dashur ose planifikon t’i bësh në të ardhmen.

Duket se deklarate e tij përkon me slloganin “Prishtina e perjetimeve”, pasi që nuk ka përjetim më të veçant se sa të dëgjosh muzikë apo të lexosh libër.

Mbetet të shihet ditët në vijim nëse qytetarët do t’i binden propozimit te kryetarit Rama.