Live Stories from Prishtina

LIVE

31 Tetor, 2025

Më 31 tetor, nëpër botë organizohen festa të ndryshme sepse është Halloween dhe të tilla nuk mungojnë as në Prishtinë e Tiranë. Në Prishtinë, me njëfarë vakti, Anexi ka qenë gjithmonë në qendër të organizimeve për Halloween, sepse aty mund të gjeje edhe make-up artists; pra, nëse ke ardhur i pa rregulluar, pa maskë ose ndonjë detaj simbolik të Halloween-it, t’kanë rregulluar brenda.

Pastaj, klubet e natës si Zone gjithmonë kanë pasur tema të veçanta për “natën e shtrigave”. Këtë vit, në feed-in tim ka qarkulluar non-stop video ads për një event të Kulturës tek Tuneli i Kurrizit.

Pra nëse në rrjete sociale t’ka dalë ajo “meme” me atë plakun që thotë “s’është festë e jona kjo”, nëse njëherë ke dalë në rrugë edhe t’ka rrokë dikush me vezë, nëse natën ke dalë me ndonjë nejë edhe plus nëse ajo ditë ka qëllu e premte si kjo e këtij viti e ke pi dyfish ma shumë se e ke ditë që nesër është e shtune e ki mundësi me flejt ma shumë, kjo është sa i përket nejës së Halloween-it në Kosovë dhe si mundesh me e përmbledh. Por nëpër botë festimet fillojnë prej fillimit të javës të fundit të tetorit.

Nga ana ime, në stilin si jam rritur, Halloween nuk ka qenë shumë pjesë e kulturës sime, mirëpo gjithmonë një natë pas Halloween-it, kam dëgju tjerët të flasin për natën festive të çmendur që kanë kalu. Këtë javë, kolegia ime Mimi, (e cila ka jetuar gjatë në Londër), tregonte për disa prej vendeve në Londër se si e organizojnë Halloween-in. Mendova, pse mos i zgjedhim disa nga idetë më kreative të këtij viti në këtë metropol, që ndoshta dikë e inspirojnë.

Nëse ndonjëherë keni menduar si e feston një qytet si Londra Halloween-in, përgjigjja është e thjeshtë, e bën me gjithçka që ka. Me gjithë energjinë, çmendurinë dhe shijen e saj për skenën, Londra. 

Tequila Mockingbird, festa përfshin natyrisht tematikën “Thriller” dhe DJ që rikthejnë ndjesinë e klubeve të vjetra; çdo tavolinë ka fantazmën e vet. Në L’Oscar London, mbrëmja me temën “Saints & Sinners” ngjanë me romanet gotike, me rock band live dhe ëmbëlsira që mbajnë publikun gjallë, ndërsa atmosfera të bën të mos kuptosh nëse po shikon art performativ apo je pjesë e tij. Për ata që duan të provojnë frikën, Ghost Ship Party Boat ofron një natë mbi lumin Thames me muzikë DJ dhe panoramë magjike.

Cirque Le Soir, festimet filluan nga 24 tetori dhe vazhdojnë deri më 1 nëntor, me mbrëmje tematike ku klubi transformohet në një “karnaval të errët” me dekorime, instalacione dhe efekte rrënqethëse. 

Dress code-i është i detyrueshëm: kostumi duhet të jetë “smart, stylish”, jo sportiv. 

Cirque Le Soir ka një histori të gjatë dhe të famshme me Halloween-in dhe evente ekstravagante; themeluar nga Simon Huck, klubi është i njohur për atmosferën “circus meets underground club”, ku çdo natë është një përvojë teatrale me performanca, aktorë dhe shfaqje spektakolare. Halloween-i aty është gjithmonë një nga eventet më të mëdha të vitit, me freakshows, stilt walkers, contortionists, pyje e kështjella magjike dhe gjithmonë me një dozë të lartë surprize dhe rrënqethjeje.

Edhe vendet e tjera kanë mënyrat e tyre të veçanta: Control Room B në Battersea Power Station ofron “silent disco” mes paneleve historike dhe dritave të zbehta; The Century Club sjellë “Ringmaster’s Curse”, një cirk të mallkuar me kabare dhe muzikë live.

Në Londër, Halloween nuk festohet thjeshtë, ai transformohet. Frika bëhet pretekst për të luajtur, krijuar dhe për të qenë dikush tjetër për një natë dhe ndoshta për këtë arsye, çdo tetor, edhe fantazmat presin me padurim të ftohen në festë.

Halloween ka origjinë shumë të lashtë dhe është një nga festat më të njohura në botë, e cila daton prej rreth 2,000 vjetësh. Rrënjët e saj gjenden tek festat kelte, veçanërisht Samhain, një festë që shënon fundin e sezonit të korrjeve dhe fillimin e dimrit. Celticët besonin se në natën e 31 tetorit, kufijtë mes botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve shuheshin, dhe shpirtërat e të vdekurve ktheheshin në Tokë. Për të mbrojtur veten dhe për t’i kënaqur këta shpirtër, njerëzit ndezën zjarre të mëdha, visheshin me kostume dhe maska, dhe kryenin rituale të ndryshme.

Kur Romakët pushtuan territoret kelte, disa tradita të tyre u përfshinë në Samhain, duke shtuar festime si fryt i molës dhe kumbullës. Më vonë, gjatë shekujve, kjo festë mori ndikim nga krishterimi. Kisha Katolike e vendosi All Saints’ Day më 1 nëntor dhe nata para saj u quajt All Hallows’ Eve, që me kohë u shndërrua në fjalën moderne Halloween.

Në shekullin 19, emigrantët irlandezë e sollën Halloween-in në Amerikë, ku mori formën që njohim sot: truket e “trick-or-treat”, karrikaturat me kunguj të zbrazët, festat me kostume dhe dekorime të tmerrshme. Në këtë mënyrë, Halloween transformoi nga një festë rituale në një fenomen kulturor dhe komercial, me shfaqje, evente, kostume, dhe tematikë frike.

Sot, Halloween festohet në mbarë botën, secili vend duke i shtuar ngjyrat dhe traditat e veta: në SHBA dhe Kanada, është e zakonshme të shkohet për trick-or-treat por kjo e fundit si ritual është shumë më “big” në Londër ka evente dhe party tematike, ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri, festimet po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara me mbrëmje në klubet e natës, workshope make-up dhe festa urbane.