Live Stories from Prishtina

LIVE

18 Nëntor, 2024

S’ka më plazhe “tallava” në bregdetin shqiptarë.

Kësaj radhe Shqipëria e ka marrë seriozisht sezoni turistik 2025, duke filluar përgatitjet qysh tash.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e ka zbukuruar nëntorin e secilit turist, duke hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025.

Siç njofton ministrja, sezoni turistik 2025, do të ketë “risi të mëdha.”

Vetëm hotelet pranë vijës bregdetare do të mund të marrin pjesë në garën e plazheve të përkohshëm.

Për të gjithë ju që ëndërronit të hapnit një stacion plazhi me ato karriget plastike të vjetra nga bodrumi, na falni!

Kjo ëndërr ka përfunduar!

Por mos u shqetësoni, sepse harta e plazheve tanimë është aprovuar.

Dhe jo vetëm kaq!

Rreth 675 parcela të plazheve të uzurpuar janë liruar për pushuesit që nuk japin lek për shezllone e çadra.

Bashkitë janë caktuar si përgjegjëse për këto hapësira.

Kumbaro po vlerëson se plazhet publike në Shqipëri do të jenë sinonim i standardeve botërore.

Pra, pregatitun të shihni bregdetin shqiptarë, pa kanaçe dhe pa zhurmë të motoçikletave që sillen buzë detit.

Sipas Kumbaros, një stacion plazhi nuk është biznes që sjellë lek me thes, por një aksesor për pushuesit që sipas saj pritet ta vërshojnë Shqipërinë.

Nga ajo që po shpalosë ministrja, hotelet me pesë dhoma do të garojnë për 20 metra plazh përgjatë vijës bregdetare.

E ato biznese që gllabëruan plazhet mund të ngushëllohen duke bërë piknik nën pishë.

Me këtë ritëm dhe seriozitet të qeverisë shqiptare, nuk do të jetë çudi që shumë shpejt të shohim tender për plazhet e vitit 2030.

Në fund të fundit, në Shqipëri gjithçka është e mundur.