Live Stories from Prishtina

LIVE

6 Gusht, 2025

Në thelbin e saj, protesta është një shprehje publike e pakënaqësisë, një reagim qytetar ndaj padrejtësisë, shtypjes, korrupsionit ose neglizhencës institucionale. Është qaq veprim i fortë, sa ka fuqinë të trazojë status quo-në, të mobilizojë shoqëri dhe në shumë raste, të ndryshojë rrjedhën e historisë.

Si lindi protesta? 

Që nga revoltat e Spartës në Romën e lashtë, deri te Revolucioni Francez apo protestat moderne të klimës, njerëzit kanë përdorur rrugën, fjalën, heshtjen apo marshimin për të shprehur rezistencën e tyre. Protesta moderne, siç e njohim sot me pankarta, rrjete sociale dhe koordinim institucional mori formë pas shekullit XIX, me zhvillimin e demokracive moderne dhe të drejtës për fjalë të lirë.

Në Ballkanin e vonuar politikisht, kultura e protestës erdhi më vonë, shpesh e ndaluar ose e shtypur me dhunë nga regjimet autoritare. Por ajo mbijetoi dhe u forcua, veçanërisht te shqiptarët.

Kemi aq histori të forta sa gjithmonë të bëjnë me qajtë, nuk janë si do libra, që disa e përdorin si fjali të bukur, por janë ngjarje të njerëzve që janë shtypur, e janë lanë me qëllim mbrapa.

1968 – Prishtina dhe Prizreni në flakën e lirisë

Ishte viti i madh i protestave studentore në botë, nga Parisi në Pragë. Por edhe Kosova nuk mbeti prapa. Studentët shqiptarë kërkonin më shumë të drejta kombëtare, barazi gjuhësore dhe autonomi. Për herë të parë u kërkua publikisht që Kosova të bëhej republikë në kuadër të Jugosllavisë. Një hap i madh për një popull që për dekada ishte mbajtur në margjina.

Protestat që e ndryshuan përgjithmonë diskursin janë të ‘81-ës (këtu u “zhagitën” njerëzit tonë ma të dashur, përfshirë edhe familjarë tanë)

Në marsin e atij viti, fillimisht për kushte më të mira në menzat e studentëve, protestat u kthyen në lëvizje gjithëpopullore. Parulla si “Kosova Republikë” u dëgjuan kudo. Regjimi reagoi me dhunë. Mijëra të rinj u arrestuan, burgosën e torturuan. Por një vetëdije e re politike lindi dhe ajo do të përhapej si zjarr në vitet që vinin.

Fillimi i rezistencës së organizuar (1989–1990)

Heqja e autonomisë së Kosovës u pasua me protesta masive, greva të minatorëve në Trepçë dhe më pas me themelimin e LDK-së, si një alternativë politike ndaj pushtetit serb. Ishte kjo rezistencë paqësore që përgatiti terrenin për lëvizjet më të forta të dekadës që pasoi.

Shqipëria digjej nga protesta (1997)

Skemat piramidale sollën jo vetëm rënien e kursimeve të qytetarëve, por edhe rënien e shtetit. Shqipëria u fut në një krizë totale, ku protestat u kthyen në rebelim të armatosur. Ishte një shembull ekstrem i asaj që ndodhë kur drejtësia mungon dhe protestat lihen të injorohen.

“Thirrjet e nënave” dhe kthesa qytetare në Kosovë në vitin 2015

Në Prishtinë, protestat kundër një deklarate fyese të një ministri serb mobilizuan qytetarët dhe shoqërinë civile. Për herë të parë pas shumë vitesh, shqiptarët protestuan në mënyrë paqësore, por të fuqishme, duke treguar pjekuri demokratike dhe ndikim konkret dorëheqjen e ministrit.

Ç’na thonë faktet?

Protestat shqiptare historikisht kanë lindur nga një nevojë e thellë për drejtësi, jo vetëm nga pakënaqësia e përditshme.

Studentët kanë qenë shpesh forca lëvizëse, por janë pasuar nga shtresa të ndryshme të shoqërisë – minatorë, punëtorë, veteranë, qytetarë të zakonshëm.

Ka pasur raste kur protestat janë instrumentalizuar nga partitë politike, gjë që ka krijuar ndarje dhe mosbesim.

Po kjo që do mbahet nesër lidhet me një kauzë tjetër.

Protesta e nesërme në Prishtinë, “Veteranët kundër Gjykatës Speciale”

Më datë 7 gusht 2025, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar një protestë gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Qëllimi i saj është të shprehë pakënaqësinë dhe zemërimin ndaj vendimeve të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, të cilat kanë dënuar disa prej liderëve kryesorë të UÇK-së.

Ish-kryeministri Isa Mustafa, në një deklaratë për media, tha:

“Po të kisha shëndetin, nesër do të isha në shesh krah veteranëve.”

Deklarata të tilla tregojnë se kjo protestë ka rezonancë më të gjerë shoqërore dhe nuk është vetëm një akt i një organizate. Ajo mbartë në vetvete një ndjesi historike të asaj që shumë shqiptarë e quajnë padrejtësi ndërkombëtare ndaj asaj që e konsiderojnë luftë të pastër për liri.

A do të dalin njerëzit në protestë?

Kjo është një pyetje që mbetet të shihet. Por është e sigurt që:

Tema e protestës është e ndjeshme dhe emocionale për një pjesë të madhe të popullatës.

Organizimi nga OVL-UÇK i jep legjitimitet dhe nuk shihet si protestë politike në sensin klasik partiak.

Ka një ndjenjë përshkallëzuese të pakënaqësisë publike, veçanërisht pas vendimeve të fundit të gjykatës në Hagë.

Në një shoqëri që përherë ndodhet në tension mes drejtësisë dhe dinjitetit kombëtar, protesta e nesërme mund të jetë jo vetëm një akt politik, por edhe një manifestim simbolik i një populli që kërkon të mos harrohet kush ishte, çka bëri dhe pse e bëri.