Botë
2 Qershor, 2025
Nuk e ndoqe finalen. Nuk të intereson futbolli. Ndoshta as nuk e kuptove menjëherë kush fitoi.
Por pamja e një burri me një bluzë të thjeshtë, ku ai dhe vajza e tij ngulitin një flamur, të ndali, sepse zakonisht është kjo dhembushira që kemi për të tjerët që na ndal edhe kur thua që nuk je person i ndjeshëm amo ta then qafën fakti që merrë vesh prej futbollit.
Pastaj kërkove të dish më shumë sepse diçka shumë njerëzore ndodhi në atë fushë diçka që s’kishte të bënte me lojën, por me jetën.
Në psikologji, kjo quhet transferencë emocionale kur përjetimi i dikujt tjetër hyn në brendinë tënde, e pa ftuar, por e mirëpritur. Nuk është nevoja ta njohësh, as ta kesh ndjekur historinë. Sepse ne, mbi njëfarë moshe, nuk kërkojmë më vetëm lajmin apo spektaklin por kërkojmë kuptim dhe Luis Enrique, në natën më të ndritur të karrierës së tij, na dha pikërisht këtë një fitore që nuk bërtiti lavdi, por kujtim.
Në vitin 2015, pas fitores së Champions League me Barcelonën, Luis Enrique ndihmoi vajzën e tij, Xana, të nguliste flamurin e klubit në qendër të fushës. Ishte një çast prindëror, i thjeshtë, i bukur. Katër vjet më vonë, ajo ndërroi jetë nga një formë e rrallë kanceri dhe tani, në vitin 2025, ai rikthehet në të njëjtën skenë fitoreje jo për ta përsëritur suksesin, por për të mbjellë sërish flamurin. Kësaj here, me imazhin e saj të vizatuar në kraharor. Kësaj here, vetëm fizikisht.
Kur Ultrasit e PSG-së shpalosën banerin gjigant me të njëjtën pamje Enrique dhe Xana duke mbjellë flamurin e PSG-së ndodhi diçka që nuk e sheh shpesh në sport një komunitet tifozësh i fortë, i ngurtë, i shquar për tension dhe pasion të verbër, u kthye në një kor solidariteti të heshtur. Një moment njerëzor që shkriu çdo dallim. Aty nuk ishin më “klubi”, “trajneri” apo “kupa”. Ishin njerëz. Ishim ne.
Pse kjo na prek më shumë kur jemi mbi 30?
Sepse pas një moshe, fillon të kuptosh se jo çdo fitore është fitore dhe jo çdo humbje është humbje. E kupton se dhimbja nuk ikën, vetëm ndërrohet në formë. Fillon të kujtosh më shpesh ata që s’janë më sesa ata që do vijnë.
Përshembull deklarata e tij që “nuk kam nevoj ta fitoj Ligën e Kampionëve, që ta kujtoj vajzën time. Vajza ime është gjithmonë me ne, sidomos kur ne humbim” e vulosë këtë a apo?
Ky nuk është thjesht sport. Është mënyra se si dikush i jep kuptim dhimbjes. Si i jep zë dikujt që nuk flet më. Si vendos dashurinë para trofeut edhe ti që ndoshta po përballesh me humbje të tua, me zbrazëti të përditshme, me kujtime që bëjnë më shumë zhurmë se lajmet nuk ke si të mos reagosh. Sepse ti nuk kërkon spektakël. Kërkon të shohësh që dikush tjetër ndjen si ti.