Bota
23 Janar, 2026
Është krijuar një lloj narrative, që zhargoni është shpikje e TikTok-ut apo e brezit Z, por në fakt, e vërteta rreth zhargonit është shumë më e vjetër dhe e ka një kuptim më logjik.
Gjuha njerëzore ka qindra mijëra vjet që ekziston dhe pothuajse për aq kohë sa kemi dëshmi të shkruara, njerëzit kanë përdorur zhargon. Krejt kjo për shkak të nevojës dhe nevoja këto shumë interesante.
Arsyet pse lind zhargoni janë të ndryshme. Disa e përdorin për të treguar se i përkasin një grupi të caktuar, përshembull në grupin e adhuruesve të kulturave të ndryshme, grupin e repit apo një subkulture tjetër.
Të tjerë e përdorin zhargonin si mënyrë për “t’i mbajtur jashtë loje” ata që nuk janë pjesë e rrethit, siç bëjnë shpesh fëmijët me prindërit e tyre.
Zhargoni krijon kufi, kush e kupton është “i brendshëm”, kush jo “mbetet jashtë”.
Në raste të tjera, shërben edhe si mekanizëm mbrojtës. Për njerëzit që ndihen në siklet kur flasin për seksin, trupin.
Zhargoni e bën bisedën më të lehtë, t’nxjerrë prej situatave. Shprehje metaforike apo humoristike, të japin ndjenjën që e ke vendosur një lloj muri rreth njerëzve, sidomos kur bisedat janë duke marrë kahje emocionale, zhargoni në ato momente t’ndihmon me vendos një lloj distance emocionale, atë murin që e shkrova më lartë.
E njëjta gjë vlen edhe për situatat e rënda. Më parë, sipas një video nga The Economist”, ushtarët kanë përdorur gjithmonë zhargon për të përballuar realitetin brutal të luftës.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, predhat merrnin emra sipas tingujve që prodhonin, si një mënyrë ironike për ta larguar mendjen nga fakti që vdekja mund të ishte gjithmonë e pranishme.
Edhe sot krizat moderne, pandemia apo kriza e kostos së jetesës, janë shoqëruar me shprehje që e bëjnë realitetin më të përballueshëm.
Përpjekjet për ta kuptuar zhargonin nga “të jashtmit” nuk janë të reja.
Që në Mesjetë janë botuar libra për të shpjeguar gjuhën e rrugës, sidomos për të dalluar të varfërit real nga mashtruesit që kërkonin lëmoshë. Termat e botës së nëndheshme përshkruheshin me detaje, si një lloj fjalori paralel i shoqërisë.
Sot, falë rrjeteve sociale, zhargoni është më i dukshëm se kurrë dhe përhapet me shpejtësi globale. Një fjalë që lind atje diku në një cep të botës, brenda pak javësh mund të bëhet pjesë e fjalorit të përditshëm diku tjetër.
Kjo ka sjellë edhe një rishkrim të historisë: kontributi i grave në zhargon, shpesh i anashkaluar në të kaluarën, sot është shumë më i dukshëm.
Por ka edhe një paradoks. Zhargoni i sotëm nuk jeton gjatë. Ai kalon shpejt nga “cool” në “mainstream” dhe më pas zhduket, sidomos kur fillojnë ta përdorin prindërit apo institucionet. Ajo që dje ishte shenjë rebelimi, sot mund të tingëllojë e vjetruar.
Megjithatë, pavarësisht paragjykimeve, zhargoni nuk është shenjë e mungesës së zotërimit të gjuhës standarde. Përkundrazi, ai shpesh është më i pasur në kuptim.
Disa prej shprehjeve zhargon që shpesh i përdori për t’i lehtësuar bisedat janë fjaltë si “delulu”, kur e teproj me fantazi apo edhe shprehjen “purrr” (zë që lëshojnë macet kur ndjejnë kënaqësi), këtë e them kur e validoj mendimin e tjetrit në bisedë ose kur me pak fjalë e ka “pikat, qëllu, etj” me një veprim që ka bërë.
