Fakte abstrakte
9 Dhjetor, 2024
Huazuar nga emisioni i mëngjesit “Early birds”
Termi ASTRONAUT përshkruan vizionin e rrëshqitjes nëpër galaktika si një marinar që lundron në dete të paeksploruara.
Më pak se 600 njerëz kanë dalë përtej atmosferës së Tokës dhe jo të gjithë janë quajtur astronautë.
Por pse udhëtarët amerikanë, evropianë, kanadezë dhe japonezë që shkojnë në hapësirë quhen astronautë? Origjina e këtij emërtimi është paksa misterioze dhe e paqartë në histori. Ja çfarë dimë (dhe nuk dimë) për prejardhjen e fjalës “astronaut.”
Jennifer Ross-Nazal, një historiane në NASA, shpjegon se fjala “astronaut” daton që nga fundi i vitit 1958, kur NASA sapo kishte nisur të veprojë. Agjencia përdori termin “astronaut” në dokumente të hershme ku listonte vendet e punës për aplikantët e programit të saj të ri të astronautëve.
Por pse termi
“astronaut”
fitoi,
kundër
termeve tjera?
Fillimisht, NASA e kishte përkufizuar profesionin si “kozmonaut” ose “marinar i universit.” Pavarësisht kësaj, përfundimisht u zgjodh fjala astronaut, megjithëse arsyeja e saktë mbetet e panjohur. Termi, ndonëse poetik, nuk lidhet drejtpërdrejt me realitetin e udhëtimit në hapësirë, pasi astronautët nuk “lundrojnë” nëpër yje – ata fluturojnë pranë tyre me shpejtësi të jashtëzakonshme.
Astronautët e parë të NASA-s ishin pilotë të trajnuar, pasi profesioni i astronautit nuk ekzistonte ende si i tillë. Për të dalluar këta udhëtarë hapësinorë nga pilotët e Forcave Ajrore të SHBA-së dhe për të theksuar statusin e tyre civil, duhej një emërtim i ri.
Rusia, ndërkohë, përdorte termin kozmonaut për eksploruesit e saj hapësinorë, që nga viti 1961. Ndërsa Kina u përqendrua te fjala taikonaut – një emërtim që përforconte simbolizmin detar. Organizatat hapësinore evropiane, kanadeze dhe japoneze më vonë adoptuan termin astronaut, duke ndjekur modelin amerikan.
Në vitin 1965, gjashtë shkencëtarë të parë iu bashkuan trajnimit për astronautë. Sot, më pak se 350 amerikanë kanë mbajtur titullin zyrtar të astronautit, një nder që mbetet unik dhe i rrallë në historinë njerëzore.