Live Stories from Prishtina

LIVE

6 Tetor, 2025

Njeriu prej kur zgjohet në mëngjes, e prej planit që e ka në mendje për obligimet, detyrat që i ka gjatë gjithë ditës, e krijon një proces të padukshëm ku mendimet, ndjenjat i kthen në produktivitet. 

Ky proces quhet rutinë, për shembull rutina e njerëzve të mi të afërt është shumë e qetë dhe e thjeshtë, por a di sa produktive mund të jetë një rutinë e mbushur me qetësi, është një prej momenteve kur qetësisht e ndërton orarin për gjithë ditën. Mimi pa cigare e pa kafe me Ernën (bff-në e saj) s’ja nisë ditës, njëjtë si Erëza pa ritualet e saj të fytyrës (krema që edhe rënditjen kisha pritu me is mësu) pastaj vazhon me rregullimin e dhomës së saj, pa të cilën nuk e konsideron as me dalë prej shtëpisë, një kafe ose çaj me veten (diçka sa ma të shëndetshme) dhe YES shkojmë në punë. Dorini nuk flet nja 10 deri 30 minutat e parë, cigare, espreso e tek pas tyre, fjala e parë.

Tash Iliri, i cili rutinën e tij e fillon me ushtrime, (këtu le të shprehim pak admirim për energjinë që duhet ta kërkosh brenda vetes për të dalë në orën 5 të mëngjesit) si të vjen në punë, merr energji duke folur e diskutuar me njerëz, është burim i tij i energjisë.

Këta janë njerëzit ma kreativ që ndajë mëngjesin çdo ditë dhe tek secili prej nesh është i përfshirë Kujta (pjesa jonë përbërëse), rutina e të cilit është e “pashoq”, më i hershëm se gjelat e zogjtë.

Tash më lejo t’i ndajë disa prej rutinave më intersante të disa prej shkrimtarëve më të njohur ani pse ju silla rrotull deri ju sjella tek kryesorja (jo pse rutinat e miqve të mi janë më pak të rëndësishme, por njihen më pak nga të tjertë).

Joan Didion, Susan Sontag dhe Maya Angelou, tre zëra të fuqishëm të shekullit XX, e kishin secila mënyrën e saj për ta përgatitur mendjen për shkrim.

Joan Didion (libri më i famshëm i saj  “The year of magical thinking” )

Joan Didion e niste mëngjesin me një kanaçe Coca-Cola dhe disa bajame. Ky ritual i thjeshtë ishte një mënyrë për ta mbajtur trupin dhe mendjen në një ekuilibër delikat mes qartësisë dhe tensionit. Ajo shkruante pa ndalur gjatë ditës, dhe në fund pinte një gotë për t’u bërë “mjaftueshëm e lirshme” për të redaktuar.

Kur i afrohej fundit të një romani, Didion flinte në të njëjtën dhomë me dorëshkrimin. “Sikur libri të mos të lë rehat kur je duke fjetur pranë tij,” thoshte ajo. Për të, shkrimi nuk ishte një punë, por një bashkëjetesë, një marrëdhënie intime me mendimin që ende po formohej.

Rituali i saj ishte përulësia para procesit krijues, një kujtesë se arti është gjithmonë më i madh se autori.

Susan Sontag (veprat e saj më të famshme “Against Interpretation” dhe “Other Essays”)

Susan Sontag shkruante në shpërthime prej 18 deri në 20 orë. Në ditarin e saj gjenden rregulla që i kishte vënë vetes: të zgjohej në orën 8:00, të mos pranonte telefonata në mëngjes, të dilte për drekë vetëm me redaktoren, të lexonte në mbrëmje.

Por ajo i lejonte vetes të thyente dy nga këto rregulla çdo javë, një kujtesë se edhe në disiplinë duhet vend për frymëmarrje.

Rituali i Sontag-ut ishte vetë struktura: një përpjekje për ta mbajtur nën kontroll kaosin e mendjes, për ta kanalizuar energjinë krijuese në formë të qëndrueshme. Për të, shkrimi ishte një akt i vullnetit, një disiplinë që kërkon përkushtim, jo frymëzim të rastësishëm.

Maya Angelou (vepra më e famshme e saj “I know why the caged bird sings”)

Maya Angelou zgjohej në orën 5:30 të mëngjesit. Pas një kafeje me bashkëshortin, shkonte në një hotel apo motel ku punonte deri në mesditë. Nëse puna nuk shkonte mirë, largohej; nëse po, qëndronte sa më gjatë.

Në shtëpi, rishikonte shkrimet, bënte dush, gatuante darkën dhe ia lexonte punën bashkëshortit pa kërkuar komente.
Angelou e kishte kuptuar se krijimi kërkon hapësirë: një ndarje mes jetës së përditshme dhe asaj të brendshme. Dhoma e hotelit ishte tempulli i saj i përkohshëm, vendi ku mund të përballej me fjalët pa ndërprerje.

Joseph Campbell: “A ritual is the enactment of a myth” – “Një ritual është të sjellësh në jetë një mit”

Secila, në mënyrën e vet, e kishte gjetur mënyrën për ta vënë mendjen në harmoni me urtësinë e brendshme: qoftë me një kanaçe Coca-Cola, një orar të rreptë, apo një dhomë hoteli.