Live Stories from Prishtina

LIVE

20 Janar, 2026

Kur flitet për restorantet më të famshme të Francës, mendja shkon menjëherë te bistrot elegante me yje Michelin në Paris apo institucione historike gastronomike. Por realiteti është krejt ndryshe restoranti më i përfolur në Francë ndodhet në periferi të Narbonne-s, përballë një McDonalds-i dhe është një bufe “all-you-can-eat”.

Quhet Les Grands Buffets “Bufeja e madhe” dhe për një çmim fiks prej 67.50 euro, ofron disa nga produktet më luksoze të kuzhinës franceze si gaforre, tartuf, ostriga, rosë e shtypur të gjitha të ekspozuara në mënyrë ceremoniale dhe 111 lloje djathi. Ky vend është kthyer në një obsesion kombëtar dhe një pelegrinazh gastronomik për francezët.

Pak minuta pasi hyn në restorant, kupton se nuk je në një bufe të zakonshëm. Nën tingujt dramatikë të “Ride of the Valkyries” të Wagner-it, një kamerier shfaqet duke mbajtur një rosë të pjekur në hell, të ngritur mbi flakë dhe e paraqet para klientëve si të ishte për ekspozim.

Me zë solemn shpjegohet rituali i “canard au sang” një traditë e shekullit XIX, ku rosa piqet vertikalisht, filetohet, i tërë procesi koncentrohet tek ideja që gjaku t’i mbetë, kockat, lëkura, zemra, mëlçia, vendosen në një shtypëse argjendi, ku shtrydhen për të nxjerrë gjakun dhe lëngjet natyrale, e cila shërbehet si salcë kur përgatitet me verë apo konjak. I tërë procesi përgatitet para klientit.

Sot, ky është një ritual pothuajse i zhdukur nga restorantet franceze. Vetëm një restorant në gjithë Francën e shërben këtë pjatë çdo ditë, për drekë dhe darkë dhe ai është Les Grands Buffets.

Bufeja më e madhe në botë me ritual francez.

Les Grands Buffets është bufeja më e madh në botë, por nuk ka asgjë të përbashkët me bufet kaotike të periferive. Nuk ka shtyrje, as pjata të mbushura pa kriter. Klientët rreshtohen me durim, presin që pjatat të përgatiten përpara tyre dhe shërbehen me përshkrimin e përmbajtjes se çka do të gjesh brenda

Rreth 150 pjata janë marrë drejtpërdrejt nga libri legjendar “Le Guide Culinaire”, secila e shënuar me numrin e faqes përkatëse.

Restoranti u themelua në vitin 1989 nga Louis dhe Jane Privat, në një kohë kur bufet “all-you-can-eat” nuk ekzistonin fare në Francë.

Louis Privat, ekonomist me profesion dhe adhurues i formulës së bufetit, besonte se francezët do ta përqafonin këtë ide nëse ajo respektonte traditën dhe cilësinë.

Restoranti sot pret rreth 400 mijë klientë në vit, merr mbi 3.5 milionë kërkesa për rezervime si dhe 86% e klientëve janë francezë.

Gjatë vitit 2025, restoranti arriti një grumbullim prej 30 milionë eurosh më vit duke u bërë restauranti më fitimprurës në vend pas një kohe të gjatë kur gastronomia nq Francë nuk po gjente më fitimin e saj në vend pasi njerëzit kishin heq dorë nga të dalurit nëpër restaurante dhe të ngrënit jashtë tashmë ishte bërë diçka që nuk preferohej.

Rezervimet bëhen muaj përpara dhe shumë francezë e shohin vizitën këtu si një përvojë që duhet bërë të paktën një herë në jetë.

Pa e planifikuar fillimisht, Les Grands Buffets u shndërrua në një, vitrinë të kuzhinës klasike franceze sipas Auguste Escoffier, figurës që konsiderohet “babai i kuzhinës moderne franceze”.

Në vitin 2024, Louis Privat dhe shefi ekzekutiv Philippe Munos u shpallën Dishepuj të Escoffier dhe restoranti u njoh zyrtarisht si Vitrinë Botërore e Kuzhinës së Escoffier-it.

Kjo filozofi solli edhe një risi të jashtëzakonshme tartufët. Les Grands Buffets është sot i vetmi bufet “all-you-can-eat” në botë që shërben tartuf, një përbërës tepër i shtrenjtë dhe i rrallë.

Restoranti nuk qëndron për ta promovuar vetëm ushqimin por edhe artin e tryezës, përshembull si një shtypëse rosash Christofle, e blerë për 40 mijë euro, pijata argjendi për crêpes Suzette, katër salla ngrënieje me tema të ndryshme dhe vepra arti, përfshirë skulptura nga artistja britanike Ann Carrington.

Gjithçka është menduar për të krijuar ndjesinë e një salle tradicionale franceze, jo të një bufeje industriale.

Një bufe natyrisht që ka edhe mbetjet ditore por e gjitha është shumë e kalkuluar; mbetjet ditore janë matja sa 10 kg për 1,000 klientë.

Ushqimi i mbetur shërben për mbi 100 punonjës çdo ditë.

Sot, Les Grands Buffets është një nga atraksionet më të mëdha turistike të Narbonne-s. Vizitorët që vijnë për restorantin qëndrojnë mesatarisht 3 ditë, duke eksploruar historinë romake dhe katedralen gotike të qytetit.