Live Stories from Prishtina

LIVE

6 Shkurt, 2026

Review 

Janë më pak se 80 kilometra nga Çikatova e Vjetër deri në Prishtinë. Por për Shabanin dhe Hatixhen, dy prindër në të dyzetat që jetojnë nga toka dhe djersa e tyre, kjo distancë është një botë e tërë që shembet.

Në fshat, jeta ka ritmin e saj të ngadaltë dhe të ndershëm, lopët duhen mjelë, buka ndahet në tryezë të madhe, fjala e nënës kanë peshë dhe heshtja e burrit ka kuptim. Por një tradhti brenda familjes mjafton për t’ua marrë gjithçka, shtëpinë, tokën, sigurinë.

Kështu nis “Shame and Money”, filmi i ri i Visar Morinës, fitues i “çmimi i madh i jurisë” konkurrencën World Cinema Dramatic, Sundance Film Festival.

Filmi e pasqyron jetesën e një familje në një shoqëri kapitaliste, ku vlera njeriut matet me CV, me kontaktet, me sa “i dobishëm” dukesh për të tjerët.

Në Prishtinë, Shabani dhe Hatixhja nuk janë më fermerë janë trupa që kërkojnë punë, fytyra që ulin sytë, prindër që mbajnë barrën e turpit për hir të fëmijëve.

“Turpi është luks,” thotë Hatixhja në një nga momentet më therëse të filmit sepse kur ke uri, turpi nuk vjen në konsiderat. Kur duhet të mbijetosh, dinjiteti fillon të negociohet në heshtje.

Astrit Kabashi dhe Flonja Kodheli japin dy nga performancat më të përmbajtura dhe më goditëse të viteve të fundit. Shabani është një burrë që flet pak, por mendon shumë. Heshtja e tij nuk është dobësi është mburojë. Derisa fillon të çahet, derisa gjithçka i vjen tek maja e hundës.

Hatixhja, nga ana tjetër, është boshti emocional i familjes, ajo që  mban gjithçka në këmbë edhe kur e sheh burrin e saj duke u zhytur në ndjenjën e dështimit.

Filmin e pash premier 29 janarit-1 shkurt 2026 kur u dhurua online në Sundance Film Festival.

Dhe ajo që kam në mendje janë disa nga momentet kur në mënyrë të ngadalshme kapen emocionet e secilit aktorë në rolin e tyre, e cila automatikisht më kthente në historit që kisha parë e jetuar. Meqenëse jetoj në Kosovë dhe vijë nga një familje e madhe e cila u nda që secili të vazhdonte jetën e tij/saj, çdo situatë e portretizuar ishte aq e ndjerë, sa mund t’i imagjinoja familjarët e mi.

Filmi nuk e romantizon varfërinë, nuk e shfajëson askënd, as familjen, as qytetin, as sistemin, thjeshtë e shfaq realitetin me shikime, me gjeste të vogla, me ndihma që duken bamirësi por kur je në situatën si ajo e rolit kryesor ndihen si transaksione.

Morina thotë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes parasë dhe depresionit dhe “Shame and Money” e përkthen këtë ide në trup njerëzor, ne ndjesinë e vazhdueshme se duhet të provosh se je “dikush”.

Me një skenar të shkruar bashkë me Doruntina Bashën, me muzikën përshkuese të Mario Batkovic dhe një kamerë që di kur të afrohet e kur të të lërë vetëm, filmi shndërrohet në një pasqyrë të hidhur të kohës ku jetojmë jo vetëm në Kosovë, por kudo ku njeriu matet me produktivitet.

“Shame and Money” nuk është film që e harron lehtë. Pyetja që m’bon me pas me vete ky film është:
Çfarë ndodh me ne, kur për të mbijetuar duhet të humbim ndjenjën se i përkasim diku?

Në komentin e tyre për ndarjen e çmimit, juria shkroi:

“Për portretizimin e tij të fuqishëm dhe unik të dinjitetit njerëzor, në Kosovën bashkëkohore, që gjen jehonë universale. Një regjisori i ndjeshëm që e tërheq me mjeshtëri audiencën në vështirësitë e përditshme të një familjeje. Për empatinë e tij të thellë për personazhet, në një moment vendimtar në të cilin ata po fillojnë jetën nga e para, ‘Çmimi i Madh i Jurisë’ shkon për filmin ‘Shame and Money’.”

Ndërsa aktori, Astrit Kabashi, tha:

“Të them të vërtetën, e kam ndier se do të fitojmë, sidomos pas reagimeve që i kemi marrë në festival. Gjithçka ka shkuar për mrekulli. Publiku amerikan besoj që është mrekulluar, edhe pse kisha frikë që për ta kinematografia evropiane është e ngadalshme, por ndodhi e kundërta. Ky çmim nuk është i vlefshëm vetëm për ne, por për të gjithë komunitetin tonë kinematografik.”

Ndërsa në faqën e yellowaffair.com këto janë komentet nga autor në mediumet presitigjioze që shënojnë për kulturë.

“Një portret i vëzhguar me kujdes dhe i mprehtë i një familjeje kosovare të ndarë sipas klasës. Dinamika e brendshme e vëzhguar me hollësi e mban dramën të teksturuar dhe njerëzore”
Titulli i artikullit: 13 filmat më të mirë të Festivalit të Filmit Sundance 2026
Guy Lodge – Variety

“…shfaqet si thellësisht empatike dhe tërheqëse…ruan një humanitet që duhet ta ndihmojë të gjejë jehonë tek audiencat që kanë mbështetur filmat e Ken Loach dhe Stephane Brize”
Allan Hunter – Screendaily

“’Shame and Money’ hedh një vështrim depërtues dhe të trishtuar mbi efektet që ka shkaktuar globalizimi…i akorduar me çdo frymëmarrje të mbajtur dhe vështrim shpresëplotë, të kujdesshëm ose të plagosur të dy protagonistëve të tij, Astrit Kabashit dhe Flonja Kodhelit, të cilët ofrojnë performanca të shkëlqyera me nënvlerësim në një histori shprese në rënie dhe tensioni në rritje.”
Titulli: Kritikët e filmit THR zgjedhin më të mirët e Sundance 2026
Sheri Linden – The Hollywood Reporter

“…më i arritshëm se filmi mesatar me superheroj…të kujton punën e Vëllezërve Dardenne, ose Mike Leigh”
Bilge Ebiri – Revista New York / Vulture

“Një vepër e spikatur e seksionit narrativ të kinemasë botërore”
Jordan Raup – The Film Stage

“Shame and Money është padyshim një nga filmat më të spikatur nga kritika në Konkursin e Kinemasë Botërore Sundance 2026. Në filmin e tij të dytë artistik që garon në Sundance, Visar Morina përdor një teh të mprehtë si brisk për të shpuar velin e së tashmes sonë ultra-transaksionale të fazës së vonë kapitaliste. ‘Shame and Money’ do të rezonojë fuqishëm me këdo që personalisht është dashur të luftojë për të mbijetuar ose që ka parë familjen dhe miqtë ta bëjnë këtë.”
Olivia Popp – Cineuropa

“’Shame and Money’ prek zemrën e ftohtë të ndëshkimit që përjeton dinjiteti i klasës punëtore, tronditës dhe enigmatik”
Verdikti i Filmit – Kevin Jagernauth

“Ky është lloji i filmit të ashpër, por edhe të fortë që zbulon apatinë e një sistemi pa u mbështetur në fjalime melodramatike ose dialog shpjegues. Filmi i Morinës është një vepër e sigurt, e zgjuar dhe e kalibruar fort”
Robert Daniels – Roger Ebert.com

E paper.fm për “Shame and Money” thotë:

“Mos u ndalshin filmat si të Visar Morinës, e gëzofshim artin e Astriti, Flonjës e gjithë ekipës”