Fakte abstrakte
9 Dhjetor, 2024
Nëse energjia është frekuenca më e fortë që t’i mund të ndjesh në një dhomë, pasioni është energjia më e fortë. Sepse çdo gjë e bërë me shumë pasion, është e bërë mirë.
Këto janë pesë gratë, që pasioni i shtyu të bëhën të parat në atë që shprehën përmes punës

Musine Kokalari (1917-1983): Publicistja e parë shqiptare
Me një shpirt të revoltuar dhe penën si armë, Musine Kokalari u bë zëri i parë i femrave shqiptare në publicistikë. Përmes librit të saj të famshëm “Seç më thotë nëna plakë”, ajo rrëfeu me guxim realitetin dhe sfidoi shtypjen komuniste.
Fjalët e saj që thyen heshtjen:
“Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin.”

Erifili Bezhani (1917-1959): Avokatja e parë shqiptare
Diplomuar në drejtësi në Francë, Erifili Bezhani ishte simbol i përpjekjes dhe kurajos në një kohë kur drejtësia i mbylli dyert. E dënuar nga regjimi, ajo gjeti shpëtim në botën e përkthimeve, duke dhënë kontribut të çmuar falë njohurive të saj në gjashtë gjuhë të huaja.

Nexhmie Zaimi (1917-2003): Gazetarja e parë shqiptare me emër botëror
E njohur si “Mbretëresha e pakurorëzuar e shqiptarëve,” Nexhmie Zaimi punoi për CNN dhe Voice of America, duke u bërë një nga zërat më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Në vitet ‘50, ajo raportoi nga Lindja e Mesme, duke dhënë perspektivën shqiptare në skenën globale.

Eleni Qirici (1928): Aktorja e parë shqiptare në Hollywood
Një yll që ndriçoi në skenat botërore, Eleni Qirici ishte pjesë e industrisë prestigjioze të “Goldwyn Mayer”. Me prindërit e saj, ajo u rikthye në Shqipëri dhe dha shfaqje të paharrueshme në qytete të ndryshme, duke u bërë edhe koreografja e parë që themeloi trupën shqiptare të baletit.

Valentina Pistoli (1928): Arkitektja e parë shqiptare
Një vizionare nga Korça, Valentina Pistoli la gjurmë në historinë e arkitekturës shqiptare. E diplomuar në Sofje, ajo udhëhoqi projektin e Hotel Tirana, ndërtesa ikonike 15-katëshe që qëndron si dëshmi e talentit dhe përkushtimit të saj.