Live Stories from Prishtina

LIVE

19 Nëntor, 2024

Donald Trump, presidenti kontravers i Amerikës, ka vendosur të filloj mandatin e tij me një veprim dramatik.

Me të marrë detyrën, ai tha se do të nis projektin prioritar të fushatës, Emergjencën Kombëtare, që parasheh dëbimin masiv të emigrantëve, që janë pa dokumentacion të rregullt në SHBA.

Në stilin e tij karakteristik, Trump ka thënë se “Amerika do të jetë përsëri e madhe, por vetëm për ata që kanë status të rregullt, e asesi për klandestinët e jashtëligjshëm”.

Derisa Trump përgatitet për të nisur mandatin dhe të filloj me “epokën e dëbimeve”, bota po shikon me habi hapat e presidentit.

Një gjë është e sigurt, gjatë presidencës Trump, Amerika nuk do të jetë e mërzitshme, për mirë ose për keq.

Ndërsa, emigrantët pa dokumente, mos të humbasin kohë, le ti bëjnë gati valixhet.