Live Stories from Prishtina

LIVE

2 Nëntor, 2024

Mbiemri po del të jetë pengesë për zhvillimin e karrierës profesionale.

Prandaj, vajza e ish- presidentit amerikan Barack Obama, ka vendosur që në punët profesionale të mos identifikohet me mbiemrin e familjes.

Në fillim të këtij viti, Malia Obama, hoqi mbiemrin e vajzërisë, në filmin e saj debutues “The Heart”, të cilin e drejtoi ajo si regjisore.

“The Heart” u shfaq në Festivalin e Filmit Sundance 2024, ku emri i saj si regjisore në film, u shfaq si “Malia Ann”, një emërtimi i marrë nga emri i saj i parë dhe i mesëm.

E për veprimin e vajzës së tij, ka folur ish- presidenti Obama, në një intervistë në podkastin “The Pivot”.

Ish-presidenti deklaroi se i ka thënë vajzës së tij se njerëzit përsëri do ta dinin se ajo është vajza e ish-presidentit, pavarësisht nëse ajo përdor emër tjetër.

Por përgjigja e Malia-së ishte:
“E di çfarë? Unë dua që kur njerëzit ta shikojnë emrin tim për herë të parë, të mos konstatojnë menjëherë lidhjen që kam me ty”.