N’Kosovë
26 Tetor, 2024
Derisa po pinte kafenë e mëngjesit në Qendrën Zejtare në qytetin e tij, kryetari i Pejës është sulmuar fizikisht nga dy persona.
Rastin e sulmit e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Lidhur me sulmin ka reaguar edhe Dukagjin Kërveshi, avokati i kryetarit të Pejës, i cili ka thënë se sulmi ishte i befasishëm.
Kërveshi njofton se kryetari Muhaxhiri ishte me një familjar të tij, ndërsa sulmi ka ndodhur gjatë largimit.
Muhaxhiri, sipas raportit të policisë, ka pësuar lëndime trupore, ndërsa autorët e sulmit janë arrestuar.
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës sot ka bërë të ditur se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht në Pejë nga dy persona.
“Gjendja e kryetarit është stabile. Duke besuar në efikasitetin e organeve të drejtësisë, presim që sulmuesit të ndiqen penalisht dhe të marrin dënimin e merituar”, tha avokati i kryetarit Muhaxhiri.