Home
Kojshitë
LIVE
27 Tetor, 2024
Presidenti Vuçiq paralajmëron një takim me strukturat institucionale të Serbisë për t’u përgatitur për rezultatin e zgjedhjeve që do të dalë në nëntor.
Liderët serbë, në këtë mbledhje të paralajmëruar nga presidenti Vuçiq, do të analizojnë dy skenarët e mundshëm: nëse në SHBA do të fitojë Kamala Harris apo, në opsionin tjetër, Donald Trump si president i ardhshëm.
Ai, në një intervistë për televizionin “Përva”, tregoi se BE-ja po përgatitet për ardhjen e Trumpit.
“Ata po përgatiten për të. Ne do të përgatitemi për të dy variantet javën e ardhshme. Do të kemi një takim dhjetë orësh për t’u bërë gati për të dyja variantet” – ka paralajmëruar Vuçiq.