Bota / Foto: Christian Monterrosa / Bloomberg / Getty
6 Nëntor, 2025
Zohran Mamdani, socialdemokrati 34-vjeçar, do të bëhet kryebashkiaku i ri i New York-ut pas fitores bindëse në zgjedhje. Ai do të marrë detyrën në janar, duke zëvendësuar Eric Adams.
Mamdani është kryebashkiaku i parë mysliman dhe me origjinë nga Azia Jugore në historinë e qytetit si dhe personi më i ri që zgjidhet për këtë post në një shekull.
Në fjalimin e tij të pranimit të detyrës, Mamdani tha:
“Nëse dikush mund t’i tregoj një kombi të tradhëtuar nga Donald Trump se si të fitojë, është qyteti që e ngriti atë.”
Nga “repi” tek politika:
Para se të hyjë në politikë, Mamdani ishte pjesë e skenës së rep-it në qytet, duke u bërë i njohur si Young Cardamom dhe më vonë Mr Cardamom.
Ai ka kompozuar këngë, përfshirë #1 Spice për filmin e Disney-t “Queen of Katwe” të vitit 2016, film ky i drejtuar nga nëna e tij, Mira Nair, regjisore e njohur.
Mamdani ka lindur në Kampala, Uganda dhe u rrit aty, pastaj shkurt edhe një pjesë të jetës të tij në Afrikën e Jugut, deri kur familja e tij u transferua në New York.
Ai është djali i regjisores Mira Nair dhe i profesorit të antropologjisë Mahmood Mamdani.
Arsimimin e tij e kreu në Bronx High School of Science dhe më pas në Bowdoin College, ku mori diplomë në Africana Studies dhe themeloi degën e parë të Students for Justice in Palestine.
Ai u bë qytetar i Amerikës në vitin 2018 dhe punoi si këshilltar për parandalimin e përjashtimeve nga shtëpia, duke ndihmuar familjet me të ardhura të ulëta të qëndronin në shtëpitë e tyre. Kjo eksperiencë e frymëzoi të kandidonte në politikë.
Por si ja doli që të fitonte?
Fitorja e tij u nxit nga një fushatë energjike që fokusohej në çështjet e kostos së jetesës dhe nevojat e klasës punëtore.
Ai përdori rrjetet sociale për të komunikuar me të rinjtë, duke fituar rreth 5 milion ndjekës në Instagram dhe 1.6 milion në TikTok.
Programi i tij ka autobusë falas, kujdes për fëmijët pa pagesë, apartamente të reja dhe rritje të pagës minimale, të financuara nga taksat mbi të pasurit. Ai planifikon gjithashtu të punësojë mijëra mësues të rinj, të rivlerësoj kontratat e qytetit dhe të ndalojë rritjen e qirave për mbi një milion apartamente të rregulluara.
Pas fitores, Mamdani u shpreh: “Fituam sepse banorët e New York-ut ju lejuan të shpresonin se e pamundura mund të bëhet e mundur”.
Figura ndarëse në politikën e majtë
Megjithëse ka mbështetje të fortë nga progresistët dhe nga figurat si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez, Mamdani ka qenë gjithashtu një figurë ndarëse për disa demokratë më të moderuar, për shkak të politikave të tij socialiste dhe kritikës së hapur ndaj Izraelit dhe politikanëve konservatorë si Donald Trump.
Trump e ka quajtur Mamdanin “komunist” dhe ka sugjeruar se zgjedhja e tij do të sillte “katastrofë” për qytetin. Mamdani i është përgjigjur duke thënë se New York-u me të si kryebashkiak do të ishte “më e keqja e tmerrshme për Donald Trumpin.”
