Live Stories from Prishtina

LIVE

2 Korrik, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje javore me lajme që kryesuan javë  dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Nuk do ta arrish kurrë destinacionin tënd nëse ndalesh dhe hedh gurë mbi çdo qen që leh. Nëse ndalesh sa herë që dikush të thërret për gjëra të vogla, sa herë që ndien nevojën të përgjigjesh ndaj çdo fyerjeje apo provokimi, do të harxhosh energji për betejat e gabuara dhe do të humbasësh nga sytë qëllimin tënd

Çka ndodhi dje në Kosovë?

Kryeministri në detyrë bashkë me vartës të tij e përfaqësues lokalë kanë vënë të martën gurthemelin e dy urave të reja që lidhin Komunën e Mitrovicës së Veriut me atë të Jugut.

Tek u ka dhënë përgjigje kërkesave të ndërkombëtarëve për shmangie të veprimeve të njëanshme, Kurti ka thënë se urat i kontribuojnë shtensionimit të situatës. Ai po ashtu ka deklaruar se do të vijë koha kur edhe ura qendrore mbi Ibër do të hapet për qarkullimin e automjeteve.

3 vjet bëhen prej që e kanë lëshu një cope ure në rrugën për Gjilan, tash për me kamuflu deshtimin, kishe ne prag te zgjedhjeve, i nisen dy.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është shprehur se më së largu në tetor do të përfundojnë punimet.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që urat të përfundohen edhe para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, më 12 tetor.

***

Komisioni Evropian ka mohuar pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se pati “bisedë të gjatë” me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Sevilla.

“Presidentja von der Leyen pati bisedë të rastësishme dhe spontane me presidentin Vuçiq në sallonin e pritjes para darkës zyrtare në Sevilla”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Stefan de Kersmacker, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me deklaratën e Vuçiqit në lidhje me takimin dhe pretendimin se “nuk kanë folur kurrë për bashkëpunim dypalësh për kaq gjatë”, transmeton “N1”.

Mediat pro-Vuçiqit raportuan të hënën se presidenti serb nga Sevilla u shpreh se “ka pasur bisedë të gjatë me Ursula von der Leyen, 30 minuta”

***

Ngërçi politik i shkaktuar nga mos konstituimi i Kuvendit ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të ftojë në takim liderët e partive politike.

Osmani do të takohet veç e veç me krerët e të gjitha partive që kanë gëzuar mandat ne legjislaturën e re: sot me ata të partive shumicë, e nesër me ata të partive jo shumicë

Ky është takimi i dytë që Osmani mban me liderë të partive, pas atij të parit që ishte takim i përbashkët, e që nuk rezultoi me zgjidhje.

Takimet e sotme vijnë pas atij të së shtunës, ku krerët e partive u mblodhën në ambientet e Kuvendit, për të gjetur zgjidhje të përbashkët, por dështuan.

Kujtojmë se nga 15 prilli e deri më tani, Kuvendi ka dështuar plot 40 herë konstituimin, zgjedhjen e kryekuvendarit, nënkryetarëve dhe procedimin tutje me formim të institucioneve

***

Një bashkëpunim i pazakontë po sjell një valë të re në skenën muzikore të Kosovës: Mc Kresha dhe Lyrical Son, së bashku me dirigjentin e mirënjohun Dzijan Emin dhe Orkestrën Simfonike të Kosovës, do ngjitën sonte në skenën e AMC Hall për një koncert që sfidon kufijtë mes hip-hopit dhe muzikës klasike.

Në këtë natë, simfonia takohet me ritmin urban dhe rezultati pritet të jetë magjepsës. Bileta mund t’i gjeni në Rave.

***

Mos i beso kurrë gjuhës sate kur zemra jote është e hidhur. Kur je i hidhëruar, realiteti të duket më i errët se ç’është në të vërtetë, njerëzit më të largët se ç’janë, dhe fjalët më të nevojshme më të pamundura. Në ato çaste, heshtja është më e mençur se të folurit, dhe pritja më e shëndetshme se reagimi.