Dje n’Kosovë
22 Nëntor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Hej lexues… nganjëherë mesazhi më i mirë me të cilin mund të fillosh ditën është kur dikush të tregon se të ka parë në andërr. Imagjino, ata kanë pasur momente që të kanë menduar gjatë ditës dhe truri i tyre krijoi një andërr me ju!! Dashuruese❤️
Çka ndodhi dje n’Kosovën tënde e time?
Përditshmëri***
Me një lojë fjalësh presidentja Vjosa Osmani krijoi gjurmë me fjalimin e saj vjetor në Kuvend, tregoj hatërmbetje, bëri të ditur krahun e saj dhe u sqarua për deklaratat e saj që i bëri para disa ditëve.
Teksa ju deshtën katër vite dhe një fund mandati të thotë këto fjalë: “Besoj që forca më e madhe e jonë qëndron te partneritetet. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënja në rrezik dhe luajtja bixhoz me to e cënon vetëmbrojtjen e Republikës sonë.”
Ma, maaa… a qashtu qenka a? Neve mos na trego se e dimë… populli moti e dinë kush na ka shpëtu kur kemi qenë ma së ngushti. Ndërsa a nuk ishte poltika provinciale e juaja zonja presidente dhe bashkëpunimi juaj me kryeministri nëse jo deri sot (që tash jeni prishur) por deri dje që ka shkaktuar ndarje dhe prishje të raporteve me ndërkombëtarët? Cili ishte qëllimi i këtij fjalimi? Mashtrues, sepse ashtu tingëllon kur vjen n’fundvit? Çka ka përmbajtja e fjalimit? Shfajsim, përpjekje?!! Ta presim çka po na tregojnë rezultatet e zgjedhjeve…
Risi***
45 mijë euro fruta për ushtarët e FSK-së me tenderin e ri të fituar nga Beni Dona. O veç shëndetshëm le të na hajnë ushtarët, mos të jetë edhe për fruta hera e parë që i hajnë…
Buxhet***
Kaloi edhe 3.6 miliardëshi për buxhet nga votat e pozitës e pa opozitën. Ja pafshim hajrin!! Çka thotë njeri për vendimet që veçse janë kry e janë marrë- nashta veç me uru që zbatimi i tyre me qenë i duhuri!!!
Kulturë***
Me 19 nëntor Ismet Jonizi ka ekspozitë retrospektive për 40 vjetorin e veprimtarisë në Galerinë e Fakultetit të Artit. Jonuzi i ka skulpturat e famshme të ricikluara nga mbetjet e armëve luftarake ndërsa në Galerinë e famshme Saatchi në Londër i ka përshkru punët e tija me këto fjalë: “Puna ime përfaqëson shpirtin e plagosur të atdheut tim. Unë përdor të njejtat armë nga lufta në Kosovë për të bërë skulpturat e mia. I zbulova në fabrikën ku ishin mbledhur për t’u shkatërruar. Këto armë janë bërë të padobishme dhe në një farë mënyre u kam dhënë jetë të re. Çfarë mënyre më të mirë për të demonstruar hapur luftën e përfunduar”.
***
Edhe diçka më i/e dashuri/a ime, kur e don veten, i don edhe të tjerët. Atë çka nuk e ndërron, ajo është çka zgjedh. Përndryshe në gjithçka që gjenë pakënaqësi dhe mos-pëlqim, ki me tentu me shndërru në diçka që ty të bjen tamam.