Live Stories from Prishtina

LIVE

August 24, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Krijimi i personalitetit tonë ndikohet nga shumë faktorë.

Përgjatë jetës, kur ne nuk dimë t’i përkufizojmë ndjenjat dhe emocionet tona dhe gjendemi në një situatë jo fort të rehatshme, shpeshherë e përmendim fëmijërinë e hershme si faktor kryesor të traumave tona, qoftë në raportin romantik apo edhe shoqëror.

Debati “nature or nurture” konsiderohet ende debat i vazhdueshëm shkencor, kulturor e filozofik se nëse kultura, edukimi e personaliteti njerëzor shkaktohen nga gjenetika apo ambienti. Rrjedhimisht, gjenetika nënkupton faktorët e lindur biologjikë, ndërsa mjedisi i referohet edukimit ose përvojës së jetës në përgjithësi. Të dyja bashkë luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin psikologjik dhe ndërveprojnë në mënyra komplekse.

Unë dua të fokusohem në “përzgjedhjen e njerëzve” kundrejt këtyre dy fenomeneve në rrugëtimin e tyre të krijimit të bindjeve dhe qëndrimeve personale. Edhe pse gjenetika është e pashmangshme dhe esenciale në krijimin e vetvetes, padyshim se përgjatë jetës ne mund dhe duhet ta “kontrollojmë” ndikimin e rrethit në zgjedhjet tona jetësore. Hapi i parë është procesi i njohjes së vetes.

Individualiteti kundrejt konformizmit

Të lexosh dhe ta krijosh mendimin tënd kritik është një rol vendimtar në prezantimin e mirëfilltë të vetvetes.

Bindjet dhe qëndrimet tona personale medoemos reflektohen dhe përqendrohen nga leximet tona, pastaj hulumtimi dhe interesimi ynë rreth temave të ndryshme, mirëpo me një intensitet të lartë të vetëkontrollit, deri në përcaktimin e qëndrimit tonë. Po pra, qëndrimit tonë.

Nga bisedat e përditshme që bëhen në punë, në lokale, me shoqëri dhe me familje, vërehet një lloj konformizmi, një mungesë e madhe e individualitetit.

Shumë të rinjë, për arsye të shumta, parapëlqejnë të përshtaten me masën dhe kështu nuk mundohen ta krijojnë mendimin e tyre kritik kundrejt një dukurie.

Qenia njerëzore është shumë komplekse

Përkundër të të gjitha fakteve, shumicës së njerëzve iu mundësohet hapësira për të lexuar, për të mësuar diçka të re, e kështu për të krijuar një ide dhe një opinion personal. Patjetër se objektiviteti është i rëndësishëm në këtë rrugëtim, mirëpo iniciativa duhet të jetë gjithmonë prezente.

Editor’s note: Në vitin 2022, secili nga ne kemi qasje në shumicën e mjeteve të komunikimit. Kujdesu që të informohesh saktë dhe drejt. Mediat sociale na japin vetëm një pasqyrë të “së mirës”. Është detyra jote që të përkujdesesh se çka lejon të të përfshijë dhe rrjedhimisht ta menaxhosh hapësirën tënde.