Arkiva
26 Janar, 2023
Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.
Ekziston një lloj arti edhe në blerjen e rrobave – e sidomos kur bëhet fjalë për veshjet esenciale që patjetër duhet t’i keni në dollap, pra ato copëzat që luajnë rolin e një puzzle në “outfitin” tuaj.
Kur jemi tek veshjet e dimrit, fokusohuni në tre pika, tek rrobat komode, ngjyrat neutrale dhe të errëta, si dhe tek rrobat e thjeshta. Por, pjesët më të mira shkojnë përtej funksionalitetit, duke ofruar një nuancë mrekullie të çuditshme.
Kohët e fundit, yjet si Hailey Bieber dhe Gigi Hadid kanë qenë modele të “magjisë minimaliste”.
Fustanet e ngushtë dhe të gjatë deri në fund të këmbëve, palltot e gjera, jaknet e gjata (mont), rrollkat, xhemperat, pantallonat kadife, çizmet cowboys, moda e viteve të ’90ta, fundet “high shine” dhe kostumet moderne.
Të gjitha këto mund t’i përdorni këtë sezon dimri.
Nga Gigi Hadid – zgjodhëm jaknen e dimrit
Jaknet e dimrit, zakonisht, njerëzit i preferojnë të zeza në mënyrë që t’i kombinojnë me shumëçka, mirëpo modelja Gigi Hadid na dëshmoi këtë javë që e domosdoshme është edhe një mont me ngjyra neutrale, si ngjyrë kremi, kafe e hapur apo edhe e hiri e lehtë. Fakti që pantallonat me ngjyra të hapura (qoftë ngjyrë kremi ose vanilje), shumica preferojnë t’i veshin vetëm gjatë verës, ka ndikuar që të mos i përdorim në stinën e dimrit. Mirëpo, nëse i shtoni garderobës tuaj këtë mont, ju garantoj që kombinimi i saj me një palë pantallona me ngjyrë të hapur dhe rrollkë do të jetë trendi i vitit.
Nga Hailey Bieber – zgjodhëm xhemperat
Kur jeni në dyshim se nëse duhet të investoni në veshjet klasike, përcillini pak rrjetet sociale të Hailey Bieber. Pulovrat dhe xhemperat janë detajet që Bieber i veshë pa pushim gjatë ditëve të ftohta. Mjafton kombinimi me disa aksesorë, si vathë, dhe patjetër pantallona oversized me një pallto klasike.
Nga Lori Harvey – zgjodhëm mantelin e lëkurës
Edhe pse lëkura nuk është materiali më i preferuar gjatë dimrit, pasi nuk të mban aspak ngrohtë, provojeni që gjatë daljeve në mbrëmje ta kombinoni tashmë mantelin e famshëm të lëkurës me ngjyrë të zezë dhe kafe të mbyllur, me një palë xhinse të grisura, bluzë me dekolte të hapur. Kombinojeni këtë veshje me një shall të gjatë ngjyrë neutral që thyen nuancat e mantelit.
Për t’iu inspiruar, modelja Harvey shëtiti kohët e fundit me një outfit të tillë.
Nga Emily Ratajkowski – i gjithë stili retro
Kur diskutojmë për stilin retro, merrni shënime nga Emily Ratajkowski. Me xhinse low-waisted, xhaketë e ashtuquajtur “double faced”, të cilën mund ta gjeni kudo në dyqanet “fast fashion”, me një duks dhe me atletet klasike Converse, ju do të fitoni pamjen perfekte për një shëtitje kur koha të jetë pak më e ngrohtë.
Nga Kendall Jenner – zgjodhëm këpucët
Nëse jeni tip që dëshironi më shumë të ndiheni komod në atë që vishni dhe të jeni elegante vetëm kur zgjedhni të dilni jashtë për argëtim, atëherë kanalizoni “your inner woman” komode ashtu si Jenner.
Javën që shkoi, Jenner na kujtoi këpucët e thjeshta dhe elegante (loafers), të cilat do të jenë kryefjala e këtij viti. Ajo kishte kombinuar këpucët e saj me një xhemper, i cili kishte thurje të buta, si dhe me pantallona high-waisted.
Duke e marrë parasysh se të gjithë ne e dimë se çfarë veshje “i kërkon” dimri, të cilat patjetër se i posedojmë, ne ju rekomanduam 5 veshjet që ne mendojmë që janë esenciale për një dimër elegant dhe trendy dhe që duhet t’i keni në garderobën tuaj.