Arkiva
25 Janar, 2023
Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.
Edhe pse ende asnjë shkencë nuk thotë se shenjat e yjeve kanë ndonjë fuqi parashikuese mbi tipet e personalitetit, ne kemi persona të famshëm që e “përfaqësojnë denjësisht” shenjën e tyre me karakteristikat që i prezantojnë përmes paraqitjes së tyre, artit, veshjes.
Le të përzgjedhim nga një artist prej secilit element të shenjave, për të përshkruar disa pika të rrugëtimit të tyre.
Kanye West, Binjakë (shenjë e ajrit)
Binjakët janë të njohur për kreativitetin dhe shkathtësinë e tyre – ashtu si Kanye West, i guximshëm dhe i hapur. Flagrant, impulsiv dhe nxitës janë vetëm disa nga fjalët që mund t’i përdorim për të përshkruar artistin.
Gjatë karrierës së tij, Kanye ka kaluar në shumë faza duke rezultuar me marrëdhënie dashuri-urrejtje me publikun, duke u cilësuar si person bipolar. Përveç luhatjes së disponimit, ai njihet edhe për ndryshimin e deklaratave që bën në rrjetet sociale. Marrëdhënia e tij me Kim Kardashian, tashmë ish-gruan, ishte nga më të komentuarat, pasi ishte vetë Kanye që një ditë e kritikonte, një ditë i kërkonte falje që nuk ishte personi i duhur dhe ditën tjetër i shprehte dashurinë.
Kurse, duhet ta përmendim faktin që një Binjak është shumë besnik deri sa të lëndohet.
Ai është një Binjak që nxjerrë në përsosmëri natyrën dualiste të kësaj shenje të ndryshueshme të ajrit, duke iu dëshmuar të gjithëve se nuk mund të mos e duash një Binjak. Duajeni ose urrejeni atë, Kanye West ka lënë gjurmë në ndërgjegjen tonë kulturore dhe nuk tregon asnjë shenjë se po shuhet. Ai krjoi këngë të pavdekshme si “Blood on the Leaves”, “Through The Wire” , “Heartless”, “Stronger”, “Flashing Lights”, “Can’t Tell Me Nothing”.
Binjakët vazhdimisht përpiqen të kuptojnë ndjenjat e tyre.
Grafiku i lindjes së Kanye West tregon se ai është një person që përballet vazhdimisht me valët e tij intensive të emocioneve, egon më të madhe se vetë jeta dhe nevojën e tij për t’u shprehur përmes artit. Kanye është gjithmonë në kërkim të një të vërtete më të madhe se ai.
Meqenëse Binjakët janë shenjë e cila përshtatet shumë me Peshoren, ndoshta Kanye do të kishte një bashkëpunim ose raport të mirë me artistë si Doja Cat, Halsey apo edhe Lil Wayne.
Rihanna, Peshk (shenjë e ujit)
Ajo është një ikonë e modës, një megastar. Vetëbesimi dhe fuqia e saj janë asetet e saj më të fuqishme. E lindur më 20 shkurt, kjo e bënë atë t’i takojë shenjës së peshkut. Ajo përshkruhet nga mediat si “all or nothing queen”, me muzikë të veçantë dhe të paparashikueshme në dhënien e përgjigjeve në intervista.
Duke qenë Peshk, ajo ka patur mjaftueshëm momente kur u tregua emocionale, si rastet kur foli për marrëdhënien me ish të dashurin, Chris Brown, dhe lidhjen e saj me babain e saj, në intervistën me Oprah Winfrey.
Kurse, e mbështet mirë teorinë se janë ambiciozë dhe punëtorë, nga mënyra se si ka punuar drejt qëllimeve të saj. Ka disa aspekte në grafikun e saj që lë të kuptohet se ajo është një rebele, por nuk besoj me të vërtetë se kjo e mishëron atë. Unë nuk ndihem sikur ajo është në thelb dikush që shpërthen. Në vend të kësaj, unë mendoj se ajo është e pavarur dhe jashtëzakonisht e guximshme.
Ajo pasqyron energji vizionare në punën e saj dhe veçanërisht në biznes dhe rreth parave. Lidhja e saj emocionale tash me fëmijën e saj e shfaqë dashurinë që ajo ka për personat e dashur.
Rihanna ka prirje të ketë raport më të mirë me muzikantët që i takojnë shenjës së Akrepit ose Gaforrës, si psh Drake (Akrep), Katy Perry (Akrep), dhe Selena Gomez (Gaforre).
Jay Z, Shigjetar (shenjë e zjarrit)
Jay Z (fillimisht i njohur si Shawn Corey Carter), ka lindur më 4 dhjetor. Ai është një Shigjetar dhe një Peshore në “moon sign”. Më duhet ta them kështu sepse miksi i tij mes shenjave te zjarrit dhe ajrit në grafikonin e tij është pakoja që ai na dhuron në paraqitje.
Përshtypja e parë që kam nga grafiku i tij i lindjes është se ky është një njeri që ka aftësinë të mendojë dhe të punojë si një gjeni. Ai është mjeshtër i mendimit dhe i komunikimit.
Grafiku i tij i lindjes përbëhet kryesisht nga shenjat e Ajrit, i cili e rrit aftësinë e tij për të përpunuar, lidhur dhe për të krijuar strategji. Megjithatë, niveli më i lartë i elementeve të ajrit nuk është vetëm të qënit intelektual, por në të kuptuarit e niveleve komplekse se si funksionon universi dhe bota. Kjo qartësi e vizionit e ndihmon atë të kuptojë njerëzit, industritë dhe krijimtarinë në nivelin bazë dhe madhështor.
Intuita e tij është gjithashtu jashtëzakonisht e lartë, kështu që aftësia për të përzier informacionin njohës me emocionin dhe perceptimin është ajo që e shtyn atë të manovrojë dhe të planifikojë “dritën e tij” përpara se të tjerët ta arrijnë.
Duke qenë që Jay Z është i martuar me Beyonce (Virgjëreshë), le të shikojmë sa shkon një kombinim kaq i rrallë mes shenjës së zjarrit dhe tokës.
Nuk kam parë kurrë përputhshmërinë që zotërojnë Jay Z dhe Beyonce – dhe kjo është ndoshta arsyeja pse ne kemi vetëm një prej tyre! Lidhja e tyre është kaq e veçantë, është sikurse të imagjinoni se keni gjysmën e një enigme, e cila është e bukur dhe madhështore e vetme. Por, duke gjetur pjesët që mungojnë, ai e plotëson imazhin dhe më në fund është i plotë, më i shkëlqyer dhe mahnitës nga sa mund të kishit menduar ndonjëherë. Përputhshmëria e tyre është 9/10 dhe këto janë arsyet.
Ata klikojnë në një nivel të thellë njohës. Ndjenjat, mendimet dhe instinktet e tyre komunikohen lehtësisht dhe ata emocionohen dhe motivohen nga idetë e njëri-tjetrit dhe ndajnë një entuziazëm për të njëjtat interesa. Përtej kësaj, megjithatë, për shkak të mënyrës se si Mërkuri dhe Plutoni i tyre lidhen, ata të dy kanë një dëshirë të fortë për të eksploruar të panjohurën së bashku, ndoshta duke ndarë një lidhje psikike si një raport telepatik tërësisht intensiv që nuk mund ta përsërisni diku tjetër.
Megjithatë, le të mos harrojmë të gjithë dramën që çoi në albumin e egër “Lemonade” të Beyonce vetëm pesë vjet më parë. Tradhtia e supozuar e Jay Z, e cila u mbulua shumë dhe kaploi mediat sociale ishte një pjesë e madhe e jetës së tyre publike dhe muzikore.
Adele, Dem (shenjë e tokës)
Me kalimin e viteve, Adele është bërë pjesë e jetës tonë duke hyrë në zemrat tona me meloditë e saj tronditëse si “Hello” dhe “When We Were Young” – dhe kjo do të vazhdojë edhe për disa vite. 15 herë fituesja e Grammys, kohët e fundit nxori baladën e saj me fuqi thellësisht emocionale “Easy on Me”.
Shenja e diellit e Adele është në shenjën kokëfortë të Demit.
Demi udhëhiqet nga Venusi, planeti i bukurisë, artit dhe muzikës, kështu që është e zakonshme të gjejmë Adele duke u kënaqur me këndim.
Ajo këmbënguli në punën e saj dhe dha maksimumin për çdo gjë. Madje në marrëdhëniet që ajo nuk ishte mirë, i këputi menjëherë. Duke qenë se Demat njihen si shenjë që kanë nevojë për hapësirë dhe liri, është pikërisht kjo ajo që bëri Adele, pauzoi mes albumeve të saj.
Me sa shohim, Demi do të funksiononte shumë mirë me një Bricjap, prandaj ndoshta Adele do të kishte bashkëpunim të mirë me bricjapat si John Legend dhe Zayn Malik.