Live Stories from Prishtina

LIVE

28 Janar, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Padyshim se disa nga gjërat që e lumturojnë njeriun, që e largojnë nga stresi dhe nga përditshmëria që shpesh di të jetë monotone, janë gjërat e bukura, të cilat janë të kënaqshme për syrin e njeriut.

Të kombinosh pasionin, mjeshtërinë dhe prekjen njerëzore në një të vetme, sigurisht që cilësohet art.

Një gjë të tillë kanë arritur të ndërthurin edhe koleksionet e këtij viti “Couture” nga Christian Dior dhe Maison Valentino, të cilat janë definitivisht bukuria e pranverës 2022.

Fustane me gurë të çmuar, getet e kompletuara me qepje dore, fustane me theke dhe makramé, dantella të ndritshme, kostum me bizhuteri, përdorimi i detajeve si kopsa me xhevahire, janë vetëm disa nga promovimet që bënë brendet luksoze me punën e tyre artizanale.

I mbajtur në ambientet e Muzeut Rodin në Paris, koleksioni Couture i markës Christian Dior, u identifikua nga tre ngjyra bazë, e zezë, gri dhe krem.

Ecja mbi tapetin krem vuri në pah edhe më shumë bukurinë e koleksionit, i cili në thelb kishte veshjet e sofistikuara ditore. Kreatorja e koleksionit Maria Grazia Chiuri, çrrënjosi idetë e saj italiane në një markë franceze.

Fustane të gjatë dhe të lëshuar nga materiali saten, fustane me një krahë, pallto të punuara me perla dhe gurë të ndryshëm, setra të gjata të ngushtuara tek beli, këmisha të tejdukshme ngjyrë krem, janë të gjitha këto çfarë ju duhet për dollapin tuaj që në shpinë posedojnë markën Dior.

Ndryshe nga Dior, marka italiane Maison Valentino, ishte një koleksion që morri në pyetje trupin e njeriut!

Koleksioni që sfidoi kanunin.

Gërshetimi i ngjyrave neon, pastel dhe ngjyrave të tokës nuk mund të dukej më bukur se sa në këtë koleksion, i cili përfaqësoi një gamë më të gjerë të bukurisë.

Veshjet couture te Valentinos përfaqësojnë çdo trup dhe çdo moshë. Koleksioni theu stigmën e titulluar Anatomy of Couture, duke përqafuar idenë e përmasave të ndryshme të trupit, madhësive të ndryshme e moshave të ndryshme.

Një fustan prej tyli ngjyrë çokollate, i mbuluar me dy kilogramë rruaza qelqi veneciane, të qëndisura me dorë për tre muaj, përqafoi trupin, duke lejuar që rruazat të formojnë dhe të mbështesin kornizën e modeles.

Me moton, “Be Yourself”, Valentino përmbylli një nga shfaqjet më të suksesshme të kësaj marke.

Edhe pse jo të gjithë mund të posedojmë një veshje couture nga brendet luksoze, ne të paktën mund ta ndjekim të bukurën dhe ta rikrijojmë atë vetë.