N’Kosovë
14 Maj, 2026
Albi Fashion, lider në industrinë e modës, ka dhuruar një sasi të konsiderueshme të veshmbathjeve të papërdorura për organizatën Action for Mothers and Children (AMC), me qëllim mbështetjen e programeve që përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e grave dhe fëmijëve në të gjithë Kosovën.
Donacioni përfshin veshje të reja dhe cilësore nga marka të njohura globale, të cilat do të shpërndahen përmes dyqaneve bamirëse të AMC-së, Teshavesha. Të hyrat nga këto dyqane ndihmojnë në financimin e nismave kryesore të AMC-së, si sesionet e mbështetjes për gjidhënie, Klasat për Nëna që përgatisin gratë shtatëzëna dhe prindërit e rinj për t’u ofruar fëmijëve të tyre një fillim të shëndetshëm dhe shpërndarjen e ndihmave shëndetësore jetëshpëtuese për spitalet dhe klinikat publike.
“Ky kontribut është një shembull i fuqishëm se si partneritetet me sektorin privat mund të përmirësojnë drejtpërdrejt jetën e nënave dhe fëmijëve. Kjo forcon programet tona dhe na ndihmon të arrijmë te më shumë familje të cilat kanë nevojë për mbështetje shëndetësore” u shpreh Rina Demiri Spahija, Drejtore Ekzekutive e AMC-së.
“Jemi krenarë që mbështesim nënat dhe fëmijët në Kosovë përmes këtij partneriteti me Action for Mothers and Children. Në Albi Fashion, ne jemi të përkushtuar të krijojmë vlerë jo vetëm përmes modës dhe tregtisë, por edhe duke kontribuar në mirëqenien e komuniteteve ku shërbejmë,” thanë përfaqësuesit e Albi Fashion.
Në vend që të theksohet vlera monetare, ky donacion pasqyrohet më së miri përmes ndikimit të tij: disa kuti të mëdha me veshje dhe aksesorë që do të ndihmojnë në furnizimin e dyqaneve bamirëse të AMC-së, Teshavesha, për javët në vijim dhe do të mbështesin familjet anembanë Kosovës.
Përmes dyqaneve Teshavesha, AMC ofron veshje të dhuruara me çmime të përballueshme, duke mbështetur familjet në nevojë dhe në të njëjtën kohë duke promovuar qëndrueshmërinë dhe reduktimin e mbetjeve tekstile. Të gjitha fitimet riinvestohen në programet e kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes sociale të organizatës për nënat dhe fëmijët.
Gjeni fotot e bashkangjitura, fotot janë siguruar nga Albi Fashion.
Action for Mothers and Children është një organizatë jofitimprurëse që punon për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. AMC avokon për një kujdes shëndetësor më të mirë përmes edukimit, mbledhjes së fondeve dhe hulumtimit. Për më shumë informata, vizitoni AMCHealth.org.
Albi Fashion është një shitës mode me bazë në Kosovë që ka sjellë marka globale në tregun lokal përmes partneriteteve ekskluzive. Me disa lokacione dhe një reputacion të fortë për cilësi dhe stil, ajo vazhdon të formësojë peizazhin e shitjes së modës në rajon.




