24 Qershor, 2026
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Çka po ndodh në Kosovë?
Në vendin tonë nuk ka asgjë të re deri në certifikimin zyrtar të rezultateve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke pritur që të përfundoj shqyrtimi i ankesave në lidhje me procesin e zgjedhjeve para se të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Kurti në një përgjigje të shkurtër ju ka thënë gazetarëve që “do t’i filloj komunikmet me partitë e tjera sapo të bëhet certifikimi”, ani pse me mandatet e fituara mund ta fitoj qeverinë pa nevojën për të bërë koalicion me partitë tjera shqiptare.
***
Dje në rrjet vëmendjen e mori LDK-ja me statuse në Facebook, dega e kësaj partie në Lipjan, Pejë dhe dega e dytë në Prishtinë, kanë kërkuar dorëheqjen morale të kryetarit Lumir Abdixhiku, me ankesë se ka treguar rezultat të dobët në zgjedhje të parakohëshme Paralmentare.
E vet kryetari ka shkruar në kundërpërgjigje që dorëheqja morale u takon kryetarëve të këtyre komunave që udhëheqen nga LDK-ja që dolën të tretët me rezultat si në Pejë e Lipjanë.
Abdixhiku tutje ka vazhduar me akuza duke thënë se nuk do të lejoj “që projektet e ndarjeve të LDK-së nga sabotues të qëllimshëm të marrin formë”.
Mos vallë ai “bashkimi i madh” i LDK-së do kurorëzohet me përpjekjet për një përçarje apo siç tha edhe Abdixhiku “dështuan më 31 janar; dështuan në zgjedhje, do te dështojnë edhe tash?”
Sido që të jetë fati, ne do të jemi dëshmitar të rilindjeve, ribashkimeve, ndarjeve dhe shumë proceseve që jetohen në çdo cikël të secilit individ, grup, organizatë, parti.
Dhe në fund nuk do të flasim se si “u patën ndarë/bashkuar” por se çka kanë lënë/bërë për fëmijët e Kosovës tonë.
***
Dëgjoje pak këtë përgjigje:
“Mënyra se si një qeveri i trajton fqinjët të tregon se si i trajton të vetët. E shohim me Rusinë e Putinit, luftë jashtë e heshtje brenda. Po e shohim të njëjtën formë në Serbi me mbështetjen e burrave që e ndajnë Bosnjën, me strehimin e burrave që janë prapa sulmit të Banjskës jo vetëm kaq, por me armatosjen e sulmuesve. Shikojini numrat serikë të armëve”
Këto janë kritikat që ka shprehur deputetja britanike Alicia Kearns, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e miratoi raportin për demokracinë në Serbi, ku e përshkruan sulmin e Banjskës të 24 shtatorit 2023 si “përleshje” mes Policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur, pa u përdorur termi “sulm terrorist”.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, tha se sulmi në Banjskë nxjerr në pah mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të ndërtuar marrëdhënie normale me Kosovën dhe se autorët kryesorë, përfshirë Milan Radoiçiqin, vazhdojnë të mos përballen me drejtësinë.
Nëse i lëmë temat e rëndësishme të mos marrin dhenë, do të përfundojmë duke qenë pjesë të skenarëve nëpër histori të përgjysmuara ku faji mbetet gjithmonë jetim.
***
Besoj se mali ja vlen të ngjitet kur e bën për veten. Kur synimi është vetëm që të të shohin të tjerët, çdo hap varet nga sytë e tyre dhe jo nga zemra jote. Ndërsa kur e ngjit për veten, kënaqësia është në rrugëtim, në atë që mëson, fiton dhe bëhesh gjatë rrugës.