Live Stories from Prishtina

LIVE

26 Qershor, 2026

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

Një friendly reminder, për të gjithë ata që po ndihen sikur nuk kanë guximin e mjaftueshëm: nuk ka nevojë të ketë kuptim për askënd, përderisa të bën ty të lumtur ❤️

Shqipëria në BE deri në 2030? Hollande thotë “po”, por si çdo gjë me BE-në, duhet pak durim dhe shumë procedura. Plus, Evropa duhet me ja mbyllë derën ndikimeve të jashtme në Ballkan.

Ish-presidenti francez, François Hollande vizitoi Tiranën dhe solli një dozë optimizmi për integrimin evropian, duke thënë se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është një objektiv realist. Por tha me vazhdu me referomat duhet gjithqysh, ndërsa Evropa duhet të jetë më e kujdesshme ndaj ndikimeve të jashtme në Ballkan.

***

Shqipëria sapo shtoi një emër në listën “mos hajde më”. Ikballe Huduti është shpallur non grata për 15 vjet, me argumentin se aktiviteti i saj mund të cenojë sigurinë kombëtare.

Ministria e Brendshme e mori vendimin ndërsa u pasua edhe nga reagime politike dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.

****

Të huajt s’po vijnë vetëm për pushime, plot 404 milionë euro investime në tre muajt e parë të vitit, me tregun e pronave që vazhdon ta marrë gjithë vëmendjen.

Shqipëria regjistroi nivelin më të lartë të investimeve të huaja direkte për një tremujor në katër vitet e fundit, me 404 milionë euro të investuara vetëm në tre muajt e parë të vitit. Siç duket, për investitorët e huaj, Shqipëria vazhdon të mbetet një adresë interesante, sidomos kur bëhet fjalë për tregun e pasurive të paluajtshme.

***

Unaza e Madhe e Burrelit, një projekt me vlerë rreth 1.3 milionë euro, u shemb në pesë pika të ndryshme ende pa u inauguruar.

Rruga ka përfunduar duke u bërë më e përshtatshme për bagëtitë sesa për automjetet.

***

Kaloni një fundjavë të bukur, pushoni pak, pini shumë ujë (se vapë  e madhe) dhe shihemi javën tjetër me gjithçka që ja vlen me e ditë ❤️