Horoskopi
28 Qershor, 2026
Me ardhjen e verës, qielli i natës do të ndriçohet nga hëna e plotë e ashtuquajtura “Hëna e Luleshtrydhes” (Strawberry Moon), hëna e parë e plotë për stinën e verës, e cila këtë vit arrin kulmin më 29 qershor.
Në tradita të ndryshme, kjo hënë lidhet me bollëkun, rritjen dhe energjinë pozitive, duke simbolizuar fillimin e një periudhe të re dhe më të ngrohtë të vitit.
Astrologu i njohur amerikan Kyle Thomas ka shpjeguar se çfarë përfaqëson kjo hënë e plotë dhe si mund ta shfrytëzojmë energjinë e saj.
Fillimisht le të tregojmë se kut ndodhë hëna e plotë e luleshtrydhes?
Hëna e plotë arrin ndriçimin e plotë më 29 qershor 2026. Ajo do të jetë e dukshme në shumë vende të botës gjatë mbrëmjes, nëse moti është i kthjellët.
Pse quhet hëna e “Luleshtrydhes”?
Emri nuk lidhet me ngjyrën e hënës, por me sezonin e shkurtër të vjeljes së luleshtrydheve në Amerikën e Veriut.
Ky emërtim vjen nga fiset indigjene algonkuine, të cilat e përdornin këtë hënë si shenjë se kishte ardhur koha për të mbledhur luleshtrydhet e pjekura.
Në Evropë, e njëjta hënë njihej edhe si “hëna e mjaltit” ose “hëna e Mead-it”, pasi muaji qershor ka qenë tradicionalisht i lidhur me martesat dhe festimet. Madje, disa historianë besojnë se prej këtej rrjedh edhe termi modern “muaji i mjaltit” (honeymoon).
Në cilën shenjë astrologjike bie këtë vit?
Në vitin 2026, hëna e plotë e “Luleshtrydhes” ndodh në shenjën e bricjapit, një shenjë e tokës që lidhet me disiplinën, ambicien dhe ndërtimin e objektivave afatgjata.
Sipas astrologut Kyle Thomas, boshti gaforre – bricjap, pasi ndodhemi në shenjën e gaforres, na ndihmon të kuptojmë balancën mes jetës private dhe asaj profesionale.
Gaforrja përfaqëson familjen, shtëpinë, emocionet dhe rrënjët.
Bricjapi lidhet me karrierën, suksesin profesional dhe reputacionin publik.
Kjo hënë fton secilin të reflektojë mbi mënyrën se si po ndërton të ardhmen, pa harruar rëndësinë e jetës personale.
Meqenëse kjo hënë ndodhë në shenjën e tokës, astrologët sugjerojnë rituale që lidhen me natyrën, si:
përdorimi i bimëve aromatike dhe barishteve;
kristaleve;
tokës ose luleve;
si edhe objekteve që simbolizojnë prosperitetin, si monedha apo kartëmonedha.
Disa afirmime që mund t’i përsërisni
“Unë e meritoj suksesin”
“Kam fuqinë të ndryshoj jetën time profesionale”
“Ambiciet e mia po më çojnë drejt suksesit”
“Çdo ditë bëhem më i/e fortë dhe më pranë qëllimeve të mia”
“Besoj në aftësitë e mia”
Çfarë sjell hëna e plotë për secilën shenjë të horoskopit?
Dashi (21 mars – 19 prill)
Puna juaj mund të shpërblehet më në fund. Mund të vijë një promovim, një ofertë e re pune ose një vlerësim i rëndësishëm profesional.
Demi (20 prill – 20 maj)
Ju presin mundësi të reja që lidhen me udhëtimet, studimet apo bashkëpunimet ndërkombëtare. Është koha të dilni nga zona e rehatisë.
Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Një e vërtetë në një marrëdhënie mund të dalë në dritë. Disa lidhje do të forcohen, ndërsa të tjera mund të marrin fund. Është gjithashtu një periudhë e favorshme për çështje ligjore ose financiare.
Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
Partneritetet janë në qendër të vëmendjes. Nëse marrëdhënia juaj është e fortë, mund të hidhni hapa seriozë si bashkëjetesa apo fejesa. Në të kundërtën, mund të jetë momenti për të ndarë rrugët.
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Do të jeni shumë të angazhuar me punën dhe përgjegjësitë. Një projekt i rëndësishëm mund të përfundojë me sukses ose të nisni një kapitull të ri profesional.
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Dashuria dhe gëzimi do të jenë në plan të parë. Është koha ideale për argëtim, kreativitet dhe për të shijuar momentet që ju bëjnë të lumtur.
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Vëmendja zhvendoset tek shtëpia dhe familja. Mund të organizoni një aktivitet familjar, të rinovoni banesën ose të mendoni për një ndryshim vendbanimi.
Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Komunikimi juaj do të jetë më i fuqishëm se zakonisht. Është periudhë ideale për të shkruar, për të folur në publik ose për të nisur projekte që lidhen me arsimin apo median.
Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Financat mund të përmirësohen ndjeshëm. Një rritje page, një klient i ri ose një burim shtesë të ardhurash mund të shfaqet në horizont.
Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)
Kjo është hëna juaj. Një objektiv personal ose profesional, për të cilin keni punuar prej kohësh, mund të realizohet. Është momenti të tregoni besim në vetvete dhe të merrni drejtimin.
Ujori (20 janar – 18 shkurt)
Universi ju fton të ngadalësoni ritmin. Pushimi dhe kujdesi për veten janë po aq të rëndësishme sa edhe puna.
Peshqit (19 shkurt – 20 mars)
Jeta sociale do të gjallërohet. Është periudhë shumë e mirë për të krijuar njohje të reja, për të zgjeruar rrjetin e kontakteve dhe për të kërkuar mbështetje nga njerëzit përreth.

