Live Stories from Prishtina

LIVE

29 Korrik, 2026

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Lexues, thuaje atë që ndjenë dhe bëhu ai/ajo që je, ata që mund të shqetësohen nga fakti se kush je ti nuk janë të rëndësishëm dhe ata që janë të rëndësishëm për ty nuk do shqetësohen nga ajo që je.

Do të doja ta përmbledhja me fjalë pak se çka ndodhi në vendin tonë këto ditë por kanë aq rëndësi shpirtërore dhe emocionale për mua sa më duket sikur edhe fjalët nuk do të mjaftojnë ta përmbledhja.

Dje në Prishtinë një person ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar pas rënies së vinçit në një vendpunishte. Nuk e di nëse ju mbërtheheni nga kjo ndjenjë ndonjëherë por me leximin e titullit mendja të shkon tek të afërmit që bëjnë punën e njëjtë.

Në ato momente nuk e shikon as emrin e kompanisë, as lajmin e plotë vetëm titullin. Nuk mund ta imagjinoj se si është dhimbja sot për njerëzit e afërm të viktimës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se vinçi që u rrëzua ishte duke u montuar në momentin kur ndodhi aksidenti, që la një 26-vjeçar të vdekur e një 18-vjeçar të lënduar.

Sipas reagimit të inspektoratit, vinçi i përket kompanisë “Vëllezërit Asllani” derisa nuk kishte qenë i inspektuar më parë, pasi punimet ndodheshin ende në fazën fillestare të ndërtimit.

Për shkakun e aksidentit, inspektorati ka thënë se duhen pritur ekspertizat.

I njëjti aksident ka dëmtuar edhe një shtëpi afër… çdo dëmë lë pasojat e veta por çdo gjë që është materiale rregullohet por njeriu që vdek më nuk kthehet.

Uroj që hapat e mëtutjeshëm institutcional të jenë në të mirën e të gjithëve.

12 persona kanë humbur jetën në vendin e punës brenda shtatë muajve të këtij viti, përfshirë edhe rastin e djeshëm në Prishtinë.

Shifrën për vdekjet në vendin e punës, e ka konfirmuar për koha.net Inspektorati Qendror i Punës

***

Në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut kanë nisur të martën gërmimet në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive.

Disa media kanë raportuar se dyshohet se 23 trupat u përkasin intelektualëve nga Mitrovica që nga forcat serbe, ishin zhdukur me forcë gjatë luftës. I njëjti aludim për familjarët e trupave të pagjetur është lajmi që ata e presin tash e 26 -27 vite, e nëse e njëjta nuk del e vërtetë imagjino shpirtin e familjarëve se si do të ndihen. Kush do të merrët pastaj me dëmet emocionale? Pse nuk e kuptojmë që kemi përgjegjësi për fjalën e thënë pse nuk durojmë deri në daljen e ekspertizës.

Përndryshe urojmë që gërmimet të përfundojnë dhe të del ashtu siç tha edhe dje Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që autoritetet e Kosovës mos të ndalen deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur nga lufta.

***

Në këtë jetë i dashur lexues nëse e thua gjithmonë të vërtetën nuk ke pse të kujtosh gjithçka…