Live Stories from Prishtina

LIVE

3 Shtator, 2026

Në vitin 1936, amerikanët flinin në çati, në shkallë emergjence dhe në hapësira të tjera të pazakonta vetëm për të gjetur pak ajër. Pishinat publike qëndronin hapur deri në mesnatë, ndërsa temperaturat kalonin 40 gradë Celsius. Sot, dekada më vonë, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata, më të shpeshta dhe po shfaqen edhe në vende që dikur nuk ishin mësuar me temperatura ekstreme.

Para se kondicionerët të bëhej pjesë e jetës së përditshme, valët e nxhetit krijonin kushtet të vështira mbijetese. Këtë e tregon më së miri vera e vitit 1936 në Shtetet e Bashkuara.

Temperaturat u rritën në mënyrë ekstreme në pjesë të mëdha të Amerikës së Veriut, në Illinois u regjistruan temperatura prej 100 gradësh Fahrenheit, ndërsa në Dakotën e Veriut ato arritën deri në 120 gradë apo 41 gradë celsius apo 48 gradë celsius, imagjinoni këto valë të nxehtit në një kohë kur kondicionerët nuk ishin të populluar. Vala e të nxehtit mori rreth 5 mijë jetë dhe mbetet një nga episodet më vdekjeprurëse të nxehtësisë në historinë amerikane.

Në New York, termometri në Central Park arriti në 106 gradë Fahrenheit dhe njerëzit kërkonin dëshpërimisht mënyra për t’u freskuar.

Flenin në çati dhe në shkallët e emergjencës, plazhet u kthyen në një nga vendet kryesore ku njerëzit kërkonin shpëtim nga temperatura, pishinat publike qëndronin të hapura deri në mesnatë, ndërsa qindra njerëz përpiqeshin të gjenin disa orë lehtësim nga vapa.

Por edhe këto vende nuk ishin gjithmonë të sigurta, sipas një artikulli të vitit 2024 nga New York Times, në New York  në 1936-ën, 21 persona ishin mbytur pasi të rritur dhe fëmijë, përfshirë edhe persona që nuk dinin të notonin, hynin në ujë për t’i shpëtuar nxehtësisë.

Në vitin 1995, Chicago përjetoi një tjetër tragjedi. Temperaturat arritën në 106 gradë Fahrenheit, lagjet humbën energjinë elektrike, spitalet u mbushën dhe më vonë numri i viktimave u vlerësua në 739. Shumë prej viktimave ishin të moshuar që jetonin vetëm.

Sot duket sikur jemi shumë larg asaj Amerike por jo domosdoshmërisht nga vetë nxehtësia.

Në dekadat e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar valë të të nxehtit më të gjata dhe më të shpeshta. Në vitin 2023, Phoenix përjetoi temperatura prej të paktën 110 gradë Fahrenheit për 31 ditë radhazi, duke thyer rekordin modern të qytetit. Vetëm në korrik të atij viti, qarku Maricopa raportoi 404 vdekje të lidhura me nxehtësinë.

Ngjarjet me të nxehtin e madhë nuk lidhen vetëm  me qytetet që tradicionalisht njihen për vapën.

Në vitin 2021, Portlandi në Oregon, një qytet që zakonisht nuk përballet me temperatura të tilla, u godit nga një valë ekstreme që e çoi temperaturën deri në 116 gradë Fahrenheit. Në një moment, temperatura në aeroportin e Portlandit ishte rreth 40 gradë Fahrenheit më e lartë se normalja. Në qarkun Multnomah u atribuuan 69 vdekje temperaturave rekord.

Kjo ngjarje mu kujtua pasi lexova paralajmërimin nga kreu i OKB-së, Antonio Guterres.

Bota ka hyrë në një “zonë të rrezikshme të kushteve ekstreme të motit”, ndërsa pasojat e fenomenit  El Nino kanë filluar të ndihen në mbarë botën, ka paralajmëruar kreu i OKB-së, Antonio Guterres.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi këtë fenomen natyror të motit, duke treguar  se ai mund të jetë më i fuqishmi në më shumë se 70 vjet dhe të zgjasë të paktën deri në  shkurt të vitit 2027.

El Nino ndryshon kushtet e motit në të gjithë botën, duke sjellë thatësira në disa rajone, ndërsa në të tjera shkakton tajfune më të fuqishme dhe përmbytje.

Parashikuesit e motit thonë gjithashtu se El Nino do të rrisë temperaturat në disa zona, duke iu shtuar ngrohjes globale që po shkaktohet nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.

WMO-ja e cila është agjenci e OKB-së tha se ka ndërmarrë një “mobilizim të madh” për të shpërndarë parashikimet e saj mbi ngjarjet e mundshme ekstreme të motit të lidhura me El Ninon në sa më shumë komunitete që të jetë e mundur.

Sekretarja e Përgjithshme e WMO-së, Celeste Saulo, paralajmëroi: “El Nino ka potencialin t’u shkaktojë një goditje të madhe komuniteteve dhe ekonomive në mbarë botën.”