Dje n’Kosovë
24 Shtator, 2026
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Pema rritet në dy drejtime njëkohësisht, lart në natyrë/ajër dhe poshtë në tokë. Filizat, degët dhe gjethet rriten lart drejt dritës së diellit e rrënjët që rriten në drejtim të gravitetit dhe shërbejnë për ta mbajtur pemën të qëndrueshme në tokë e lejojnë të thith ujin dhe lëndët ushqyese nga toka.
Çka dua të them është se njësoj siç shihet puna që e bën kur është dritë dhe të gjith ta njohin mundin, edhe puna që e bën kur është errësirë patjetër që një ditë do të shihet dhe do të njihet <3
Çka po ndodhë në Kosovë?
Kosovë tokë e bekuar, kushtetuesja dje ka konstatuar se formimi i Qeverisë “Kurti 4” nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.
Por ka thënë meqenëse kuvendi është konstituar 30 ditë pas afatit, ka si pasoj fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
Gjykata ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.
Në të njëjtin vendim, Kushtetuesja ka vlerësuar se deputetët duhet, sa më parë, të zgjedhin edhe nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, që është Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
***
Disa pyetje të disa studentëve shqiptarë në New York të drejtuara Albin Kurtit, shkaktun një polemika pas përgjigjeve që dha Kurti.
“Pse shteti i Kosovë s’ka bo ma shumë ose s’po bonë ma shumë për krerët e luftës në Hagë?”, ke njëra nga pyetjet.
Kurti tha se shteti i Kosovës kish mujt me bo ma shumë por Hashim Thaqi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë vendosë me shku secili me ekip të vetin të avokatëve, e kjo se ka leju qeverinë që me dhanë ma shumë pare.
E madje edhe tha “mu më njihni, se kam njoftë as gjykatën e Serbisë as të UNMIK-ut, kurse këta menduan se duke bashkëpunuar me specialen nxjerrin rezultat pozitiv.”
Edhe pyetjet se “pse Donika Gërvalla nuk po del me u sqaru për deklaratat dhe provat e përfolura kundër UÇK-ës?”
Kurti e pa si “reagim emocional” e studentja Anisa tha “me lyp llogari nuk është emocion kryeministër, por është themeli i demokracisë”.
Me pak fjalë Kurti tha që “mos ma leni fajin mu”, po ti i dashur lexues qysh i thu kësaj situate? A mundet qeveria me arsyetu vetën për mos krijimin e një strategjie shtetërore që e mbron këtë katërshe, duke thanë që katër ekipe të ndara janë shtrenjtë të financohen nga shteti?
***
Me protesta çdo natë që kërkojnë lirimin e katërshës më Hagë dhe ma asnjë ide se çfarë hapash do ndërmarrin institucionet tona drejtë temës që flet thelbësisht për shtetësin tonë… po është e vështirë me prit se çka mund të thuhet dhe bëhet, duam që Liria jonë të ketë emër, mbështetje dhe mbrojtje të dinjitetshme.
