Shqipëria, ç’është? Dhe çka po bëhet?

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Live Stories from Prishtina

LIVE

9 Nëntor, 2026

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën në Shqipërin tonë. Paper ndanë me ty!

Gjithçka mundet me rrëshqit në sekond, një telefonat, një moment i papritshëm mundet me ndërru gjithçka… andaj shpërndaje dashurin që e ki brenda, që pavarësisht se çka ndodhë e din që ke dhuru gjthë atë që e ke ndjer.

Nëse do të dalësh në protestë Shqipëri për shkak të bindjeve të tua, mund të të kushtojë edhe financiarisht.

Në Shqipëri, protestat që nisën më 30 maj për mbrojtjen e rreth 300 hektarëve pyll me pisha në Zvërnec, të rrezikuar nga ndërtimi i një resorti luksoz, janë shndërruar në një lëvizje të gjerë qytetare që tashmë janë bërë mbi 160-të.

Nga një protestë për mbrojtjen e natyrës dhe flamingove të Nartës, pakënaqësia është zgjeruar edhe te shëndetësia, arsimi, infrastruktura dhe kërkesat për ndryshime politike. Ndërkohë, protestat janë shoqëruar me përplasje me policinë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion.

Po edhe nëse e hangre gazin, plumbat e gomës do hash edhe dënimin. Më 28 tetor, qeveria miratoi një paketë të re masash që i jep policisë kompetenca më të gjera për kufizimin e tubimeve, parashikon gjoba nga 5 mijë deri në 500 mijë lekë dhe krijon një regjistër të posaçëm policor për personat e përfshirë në akte dhune gjatë protestave. Vetëm në katër ditët e para të zbatimit, policia vendosi 95 gjoba ndaj protestuesve, kryesisht për bllokimin e qarkullimit.

Grupimet studentore, së bashku me katër organizata të shoqërisë civile, kanë dorëzuar tri ankime kundër paketës së re, duke kërkuar pezullimin e saj deri në një vendim përfundimtar. Ata kundërshtojnë sidomos kompetencat e policisë, përgjegjësinë solidare të organizatorëve për dëmet dhe krijimin e regjistrit policor. Gjykata ende nuk ka marrë një vendim.

Pjesë e kësaj historie janë bërë edhe televizionet, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka gjobitur Ora News me 100 mijë lekë për përmbajtje të transmetuara në emisionet “Ora e Betit” dhe “Drejt”, ndërsa masa ndëshkuese janë marrë edhe ndaj Klan TV për emisionin “Opinion”.

Sipas AMA-s, në disa transmetime është nxitur ose justifikuar dhuna dhe moderatorët nuk janë distancuar nga deklaratat e të ftuarve. Autoriteti ka kërkuar gjithashtu heqjen e disa materialeve nga rrjetet sociale.

PE ku po përfundojka përgjegjësia editoriale dhe ku fillon kufizimi i lirisë së shprehjes?