Arkiva
19 Shtator, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Mirëmengjesi lexues, po shpresoj që këto rreze të diellit sot kanë ndiku në ndryshimin e disponimit tuaj nëse vetëm s’ka qenë i duhuri që nga fillimi.
***
Kërkesën e Serbisë për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, e sheh si përpjekje të Aleksandar Vuçiqit për rikthimin e kontrollit mbi veriun e populluar kryesisht me serb. Por çka ka që nuk shkon në kërkesat e Vuçiqit dhe letrën e përfolur të Bërnabiqit? Është një detaj i tillë që rrjedhimisht e përcjellin serbët e që e lexova dikun: e përkrahim marrëveshjen, por nuk e kemi pranuar Marrëveshjen e Ohrit, e për më tepër, kemi shprehur rezervimet ndaj saj në letrën e kryeministres Bërnabiq, çka është ajo që mund të bëjmë e që nuk është pranim i Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatim i saj, e që njëkohësisht të duket sikur po e përkrahim? Pro Perendimit por edhe jo bash me Perendimin?
***
Të mërkurën është nënshkruar dekreti për heqjen e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë – vendim i Këshillit të Bashkimit i cili u kritikua dhe kundërshtua nga Qeveria e Kosovës. Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se në këtë mënyrë cënohet sovraniteti i Republikës së Kosovës. A nuk janë edhe serbët qytetarë të Kosovës dhe pasaportat a nuk e kanë vlerën e njëjtë ato të shtetit tonë.
***
Një super lajm; Trileri, nën regji të Robert Budinës, që në ekipë ka edhe Gresa Pallaskën në rolin kryesor, tok me Arben Bajraktarajn, si dhe Doruntina Bashën si bashkëskenariste, është kandidati i Shqipërisë për nominim për çmimin “Oscar”. Ka qenë i vetmi kandidat përderisa në Tiranë, ku po shfaqet prej javës së kaluar, është pritur mirë nga publiku e kritika dhe është veçuar loja e Pallaskës.
***
Lexues i dashur, nëse pranë vetes keni persona që e pëlqejnë humorin tuaj, mbajeni më afër vetes, ata janë njerëzit tuaj!