25 Tetor, 2024
Me stilin alla “Mic Sokoli”, Gani Geci, ka shfaqur pakënaqësi me grafitet kundër Fadil Gecit në Prishtinë.
Në paraqitjen publike para mediave, Geci zhveshë këmishën dhe u bën thirrje për takim autorëve të grafiteve.
Gani Geci madje shkoi përtej duke ofenduar rëndë ish – presidentin Hashim Thaçin.
“Këto grafitë denigruese kundër familjes Geci, vëllai ka dëshmuar të vërtetën në Gjykatën Speciale. Ajo gjykatë është e Kosovës, prapa saj është Amerika dhe BE-ja. Këto grafitë denigruese janë të iniciuara nga një organizatë Liria ka Emër, e nëse liria e ka emrin Hashime, po iu boj be që këto Hashimet kam qejf me i punu. Unë jam këtu para juve ditën, ata që më kanë vra shokët natën, kam thënë para 23 vjete, s’ko me lanë gur pa rrotullu. Nuk u kallë krejt dynjaja” ka thënë Geci.
Geci ftoi krejt rusët, Putinin, Milloshin, Enverin e Titën, madje siç u shpreh “Hashimja prej Broje” sepse sipas tij e kanë të pamundur ta denigrojnë familjen e tij.
“Kur i kam vra unë serbët pushkës i kanë thanë Kaka. Deklarata e Gani Thaçit e ka rrethuar familjen Jashari, deklarata e Gani Thaçit e ka vra familjen Jashari.Nuk po ndihna i frikësuar, se i kërcënuar jo. Gjithçka që vjen pas kësaj ka emër dhe ka adresë, te Hashimja. Nuk ki tjetër kund, për kënd ka folur ai aty. Dëshmitarët serbë e kanë vendin në Serbi, i kam ndjek prej Kosovës në vitin 1999, jo Hashimja”, shtoi Geci i revoltuar.
Ai tha se familja Geci janë këtu dhe se nuk e kanë ndërmend të largohen prej Kosovës.
“Na jemi këtu, unë nuk iki prej Kosovës prej Hashimes, liria nëse e ka emrin Hashime. A pe shihni gjyksin hajde”, përfundon Gani Geci.