Manchester United planifikon të prej kurban për t’ju kthyer rezultateve pozitive!

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

28 Tetor, 2024

Përballja e djeshme në mes të Manchester United dhe West Ham United, ku kjo e fundit shënoi fitore 2:1, vendosi përfundimisht fatin e trajnerit Erik Ten Hag.

Tashmë edhe zyrtarisht Manchester United ka marrë vendimin për ta shkarkuar atë.

Arsyeja pse ‘Djajtë e Kuq’ e morën këtë vendim janë rezultatet e dobëta të teknikut holandez këtë sezon.

Momentalisht Unitedi mban pozitën e 14-të në Ligën Premier me vetëm 11 pikë të fituara.

Në situatë të pafavorshme është edhe në Ligën e Evropës, aty ku së fundmi u ndalën me barazim 1-1 me Fenerbahcen në Turqi.

Lajmi për shkarkimin e Ten Hag u bë zyrtare nga vet faqja zyrtare e klubit.

Romano tha se pas një diskutimi të brendshëm mes hierarkisë së klubit u mor vendimi për shkarkimin e Ten Hag.

Ai përkohësisht do të zëvendësohet nga Ruud Van Nistelrooy që deri më tani ka qenë në rolin e asistentit.

Ten Hag, kishte marrë drejtimin e Unitedit në korrik të vitit 2022 pasi shkëlqeu tek Ajaxi, ndersa për këto dy vite ai fitoi dy trofe.