Live Stories from Prishtina

LIVE

28 Tetor, 2024

Rritja prej 200% e tatimit për pronat komerciale, sipas njohësve të ekonomisë po del të jetë me pasoja negative për ekonominë e Kosovës.

Këtë vlerësim të pronave, e që nga 1 janari i vitit 2025 do të reflektoj me rritje prej 200% të tatimit për pronat komerciale, e ka bërë ministria e Financave, por shkalla tatimore do të vendoset nga Kuvendet Komunale.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk e ka komentuar fare këtë trefishim të çmimit, por për ligjin e ri, kundër është shprehur Aleanca Kosovare e Bizneseve.

“Në Kosovë tatimi në pronë komerciale dhe private nga viti 2025 do të jetë më I larti në Ballkanin Perëndimor. AKB e kundërshton këtë ligj sepse do të ketë ngritje të faturave të tatimit në prone komerciale 200-300%, kjo është një barrë e lartë për bizneset dhe ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet në reagimin e Aleancës Kosovare e Bizneseve.

Megjithatë, njohës të fushës së ekonomisë vlersojnë se ligji tashmë është miratuar dhe se nuk mund të zhbëhet më.

Sipas ligjit të ri, që do të hyj në fuqi më 1 janar 2025, vlera e detyrimit tatimor për pronën në vlerë deri në 100 mijë euro, mund të virion prej 0.10% deri 1%, nga 0.20% deri në 1%, për vlerën e pronave mbi njëqind mijë euro.

Për vlerën e pronave mbi 500 mijë euro aplikohet shkalla tatimore që mund të virion prej 0.30% deri1%.

0.40 deri 1% për pronat deri në 1 milion euro, kurse për vlerën e pronave mbi 5 milion euro aplikohet shkalla tatimore mund të varion prej 0.50% deri 1%.