Vari francez ia anulon Topin e Artë Vinicius Juniori

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

29 Tetor, 2024

Kishte rezervuar një vend për të akomoduar 50 persona në Paris për të festuar arritjen e tij, por kjo u anulua.

Vinicius Junior kishte planifikuar që epitetin e më të mirit ta festonte me kolegët e klubit, familjarët dhe shumë miq.

Por festa e Vinicius-it dështoi; madje ai, bashkë me ekipin e tij, Real Madrid, bojkotuan ceremoninë.

Edhe Real Madrid kishte organizuar një transmetim maratonë pesë-orësh për të mbuluar ndarjen e Topit të Artë në kanalin e tyre, por edhe kjo u anulua.

Kompania Nike po ashtu kishte synuar t’i ngjyroste dyqanet e saj në flori në kryeqytetin spanjoll për të nderuar Viniciusin, por edhe kjo ide dështoi.

Mediumi “Sport” shkruan se presidenti Florentino Perez e ndaloi Viniciusin të udhëtonte, por disa burime e hedhin poshtë këtë ide, duke pretenduar se, në fakt, ishte vetë ylli brazilian që sugjeroi të mos shkonte dhe që u mbështet nga shokët e tij të skuadrës.

Kujtojmë se dje France Football organizoi ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë”.

Titulli i më të mirit për vitin 2024 i takoi mesfushorit të Manchester City-t dhe Kombëtares spanjolle, Rodri Hernandez.

Sjellja e Real Madridit në raport me ceremoninë ka shtyrë France Football të reagojë para nisjes së ceremonisë.

Ky institucion ka kritikuar vendimin e Real Madridit, duke thënë se fituesi nuk është informuar paraprakisht dhe se asnjë klub ose lojtar nuk ka dijeni për rezultatin përfundimtar.