Live Stories from Prishtina

LIVE

5 Nëntor, 2024

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbahen çdo katër vjet, në të martën e parë të nëntorit.

Mbi 150 milionë amerikanë, pritet të votojnë për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, por do të zgjedhin edhe për pozicione lokale dhe federale.

Në lojë janë 469 vende kyçe për Kongresin, i cili përbëhet nga Senati dhe Dhomat e Përfaqësuesve.

Senati ka 100 senatorë, nga dy për çdo shtet, me mandat gjashtëvjeçarë. Në këto zgjedhje janë në garë 34 vende në Senat, Dhoma e Përfaqësuesve me 435 anëtarë, të zgjedhur çdo dy vjet.

Numri i përfaqësuesve për çdo shtet varet nga popullësia. Për shembull, Kalifornia ka 52 përfaqësues, ndërsa disa shtete më të vogla kanë vetëm një.

Kongresi ka fuqi të madhe mbi qeverinë e SHBA-së, duke përfshirë miratimin e ligjeve, menaxhimin e fondeve dhe të drejtën për të shpallur luftë.

Aktualisht, Demokratët kontollojnë Senatin ndërsa Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.

Sondazhet sygjerojnë se gjithçka mund të ndryshoj këtë javë.

Republikanët kanë mbi 60% shanca për të fituar shumicën në Senat, ndërsa Demokratët kanë 70% shansa për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve.

Sipas të njejtave sondazhe, pritet që Demokratët të fitojnë 222 vende, ndërsa Republikanët 213.