Ramushi paralajmëron largimin nga politika, a pritet t’i hyjë muzikës?

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

5 Nëntor, 2024

Zgjedhjet e përgjithshme, që do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025, do të jenë të fundit për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ish kryeministri i Kosovës, ka paralajmëruar fundit e rrugëtimit të tij politik, pas një angazhinin me dekada në procese të ndryshme në Kosovë.

“Është fundi i garës sime në politikë, pra do të mbyllet gara. Unë mendoj se puna ime, se çdo njeri e ka kohën e shërbimit, edhe pse nuk jam aq i vjetër, i bëj 57 vjet, por kam 40 vjet shërbim në tema të zorshme, përgatitja për luftë, lufta, proceset tjera, burgjet, deri këtu mendoj se me NATO jemi rehat”, tha Haradinaj

Kandidati i AAK-së për kryeministër, nuk ka dhënë emër se kush do ta pasoj atë në parti.

Sipas tij të gjithë janë legjitim dhe se në subjketij e tij ka shumë njerëz të mirë, që nga nënkryetari i parë, Ardian Gjini si dhe shumë emra të tjerë.