Live Stories from Prishtina

LIVE

2 Dhjetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

LEXUES, boll i anulove planet; shko përdori këmbët sa të punojë akoma. Ti nuk ke të garantuar asgjë, boll e ndalove afeksionin, nuk do të dashurosh askënd si një adoleshent kur të jesh 30. Dikush shumë nga këta dikush, do të thonë që të duan. Mos u pikëllo sot për ditën e nesërme!

T’përqafoj <3

Çka e karakterizoi ditën e djeshme në Kosovë?

Deklarata***

I shpëtuam paq një sulmi i cili do të na kishte lënë pa rrymë e pa ujë me javë të tëra më shumë se gjysmën e Kosovës. Sulm me qëllime të tilla Kosova nuk ka pasur që nga pas-lufta. 

Kryeministri Kurti paska prezantuar një fotografi të disa emblemave ushtarake, që siç tha ai, janë emblema ruse e që janë kapur nga Policia e Kosovës në veri. Ai u shpreh se emblemat iu përkasin njësive të specializuara që kryejnë operacione të veçanta ushtarake.

Më e dhimbshmja e situatës është banorët e asaj pjese që asnjëherë nuk patën qetësi e nuk do të kenë deri sa të ekzistojë një marrëveshje. 

“Në veri jemi të hendikepuar pasi ushtria jonë, që nga zotimi i Thaçit në 2013, s’mund të shkojë në veri e atje s’është situata si në pjesë të tjera të vendit tonë…Nga nervozizmi, Serbia i rrit aksionet e tilla, meqë nuk e posedojnë më veriun e Kosovës”, ka shtuar Kurti.

Pse duhet të jetë punë e FSK-së të ruaj kanalet e ujit? Një gjë ka qenë e ditur me marrëveshjen e 2013-ës, deri sa KFOR-i të jetë këtu nuk mund të ketë ushtri në veri, nëse më parë nuk është siguruar një marrëveshje e till, ku më të sigurt do të ndiheshim me ushtrinë tonë, pse pra nuk po fokusoheni për një marrëveshje të re?

Heronjët e datës 29 nëntori ishin punonjësit e ndërmarrjeve publike!

Prishtinë***

Komuna ka nisur zbatimin e projektit 1.3-milionësh, që parasheh kthimin e rrugëve  “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha”në minisheshe e në të cilat do të ndalohet edhe qarkullimi me automjete. Rrugët  vazhdojnë të jenë të paqasshme për automjete, pavarësisht aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale, që anuloi vendimin e Komunës së Prishtinës për mbylljen e tyre.

Ka mbet veç me i vendos veturat në qafë edhe me ec!

Kulturë***

Në regji të Robert Budina, kandidati i Shqipërisë për “Oscar” ofron një përrallë që tregon se si djemtë e mirë shndërrohen në burra monstruozë

Aida (me protagonisten e mrekullueshme Gresa Pallaska) është në krye, një grua, krenaria e së cilës për privilegj dhe fuqi e bën atë të imunizuar të imagjinojë një botë ku nuk e gjen rrugën e saj.

Për këtë përshkrim shkroi: Variety.

***

Termi kohë e gabuar nuk ekziston. Njerëzit që zemra jote i zgjodhi në atë që t’i e mendove si “koha e gabuar”, në fakt ishin njerëzit e gabuar. Ata ishin njerëzit që nuk ishin të thënë për të qëndruar. Sepse të duhurit do të luftojnë për të qëndruar! Ata e tregojnë vetën kur ju keni nevojë <3