“E duam lumturinë”…

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

16 Dhjetor, 2024

Shfaqje baleti e programe festash në shkollë, muzë krijimi kishin rreshtat e këngës së saj.

Të paktën para rreth 10 vitesh, po.

“Të gjitha do i dhuroja, kaq të lumtur t’i shikoja…” – thonë rreshtat e këngës që thuajse të gjithë e kemi dëgjuar. Por duket se tani, pas kaq vitesh, nuk përshkruajnë më aq lumturi tek vetë ajo që e krijoi.

U desh kohë, që nga 1997-a, të dihej për fatin e një ylli të muzikës si Parashqevi Simaku – dhe ajo, në çfarë gjendje?

Një video e një interviste pushtoi rrjetin, ku nga Amerika e largët një grua që përngjante me këngëtaren shihej duke marrë ndihma sociale.

Nuk u desh shumë për të konfirmuar se ajo me të vërtetë ishte Simaku, por jo ashtu siç jemi mësuar ta shohim – me atë nur si dikur. Përveç që kënga e saj nuk jehon më në festa shkollash, ajo ka mbetur në një gjendje jo të lakmueshme, si e pastrehë në mes të New York-ut.

Çfarë e la në këtë gjendje të harruar?

Nuk dihet nëse mund të numërohet një arsye, por, para tre dekadash, Amerikën e përshkruante si vendin e mundësive. Edhe pse nuk arriti ta prekë ëndrrën hollivudiane që aq shumë e deshi, jeta e saj mori një tjetër rrjedhë.

Megjithatë, një lajm i mirë ka në këtë mes.

Pas një mobilizimi, Simakut iu mundësua sistemimi në një hotel në New York.

E shpresojmë që shumë shpejt rreshta si “Mos ua prishni lumturinë!” të rikthehen nga Parashqevi Simaku.

Por pse ky denigrim i figurës së saj? Pse duhej të xhirohej në atë gjendje? Pse përjetuam një valë të qarkullimit të videove për ta parë në atë gjendje?