N’Kosovë
21 Dhjetor, 2024
Vikendi ka atë aftësinë magjike që të mbanë të emocionuar, për faktin që mezi e pret të pushosh dhe të relaksohesh. Por, nganjëherë, të shtyn të mendosh se çfarë aktivitetesh mund të ndjekësh, çfarë të bësh, apo çfarë vendesh të vizitosh, që të mos të bëhet bajat?
Këtë javë, në emisionin Drive Time me Shukin, i ftuar ka qenë Art Lokaj. Ai ndau një lajm interesant, i cili tregoi se ka koncert në Gjilan! “Uu… diçka ndryshe dhe e re!”
Albumi më i ri i Lokajt titullohet Under New Management, dhe këtë fundvit ka zgjedhur pikërisht Gjilanin për të performuar.
Pse Gjilanin? – e pyeti Shuki, dhe Arti u përgjigj:
“Kur e zgjodhëm Gjakovën për një koncert, arsyeja ishte personale – gjyshi im ka punuar në atë teatër për rreth 50 vjet, duke luajtur në shfaqje të ndryshme. Për mua, ishte si të shkoja në shtëpi. Por, gjatë atij koncerti, shumë njerëz nga Gjilani kishin ardhur të na ndiqnin. M’u duk interesante që ata ishin gati të bënin tri orë rrugë dhe të sakrifikonin një të dielë vetëm për një koncert. Kjo më bëri të mendoj: pse të mos dal nga Prishtina? Në Kosovë, shumica e eventeve organizohen aty. Kështu, vendosa për Gjilanin – një qytet mikpritës dhe plot jetë.”
Po albumi i dytë? Si është ndryshe nga i pari?
“I dyti është pak më uptempo, më direkt, dhe shumë më i fokusuar tek ritmi. I pari ishte më tekstual, më i thellë muzikalisht. Ky album ka për qëllim të të bëjë të kërcesh – sidomos nga kënga e pestë e tutje. Kur performojmë live të dy albumet bashkë, krijojnë një atmosferë unike që i kombinon të dyja energjitë.”
Koncerti do të mbahet të dielën dhe fillon rreth orës 20:20. Por, për ata që vijnë herët ose vonohen pak, jashtë teatrit do të ketë një shtëpizë ku mund të marrin pije dhe të socializohen. Duke qenë se dimri e bën rrugën pak më të vështirë, performanca do të nisë rreth orës 20:40. Pas koncertit, planifikohet një afterparty në bife të teatrit me DJ, për të ndërruar pak skenarin e zakonshëm.

Arti përmbyll:
“Një nga ndjenjat më të mira për një artist është kur sheh dikë që blen biletën për koncertin tënd. Pse të mos e ndryshosh rrjedhën e vikendit dhe të provosh diçka të re këtë herë?”
Nëse dëshironi me dëgju albumin e Artit mundeni me kërku në YouTube me emrin e albumit edhe e gjeni, ani pse vete Arti ende nuk e ka publiku ne kanalin e tij zyrtar, tek Arti mundei të gjeni këngë tjera prej albumit Use you.