Live Stories from Prishtina

LIVE

22 Dhjetor, 2024

Kush tha që shqiptarët vitet e fundit janë stërdhënë pas elektronikës?

Festivali i RTSH-së ka potencial të madh për të mbetur një ngjarje e rëndësishme kulturore por kërkon njëkohësisht qasje më të freskët dhe të orientuar drejt një audience më të gjerë, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht. Si për shembull votimin e publikut në mënyrë më transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Me vitin e saj të 63-të radhazi që organizohet, Festivali i RTSH-së ka si vlerë kryesore përzgjedhjen e përfaqësuesit shqiptar në Eurovision Song Contest që prej vitit 2004.

Çfarë ndodh nëse këtë vit fitues nuk zgjidhet Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm,” por ju dhimbset Elvana Gjata, që nuk ia patën dhënë çmimin dy ose tri vite më parë? Apo kujtdo tjetër që ka një performancë skenike me valltarë dhe që kërcen vetë, sepse në mendje e kanë fituesin tipik që zgjedh Eurovisioni?

Pse Shkodra Elektronike po përmendet dhe pse pikërisht këta duhet ta fitojnë këtë garë këtë vit?

Sot mbahet nata finale e festivalit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ndërsa arsyeja pse “Zjerm” duhet të jehojë në këtë pallat si fitues, është së pari:

1.Teksti i fuqishëm dhe përdorimi i fjalëve shqip në mënyrë të thjeshtë, mesazheve mes rreshtave si:

Përfundova nën ujë

Kurrë s’mu tha goja.
Imagjino një minutë
Pa ushtarë,
Pa jetimë.
Asnjë shishe në oqean.
Naftës i vjen era jargavan.
Lirinë e fjalës
T’a mëson shkolla.

2.Kombinimi i elementeve tradicionale shqiptare me tinguj elektronikë modernë, duke krijuar një atmosferë unike në skenë.

3.Vokalet e dy anëtarëve të grupit, që janë përshtatur në mënyrë të shkëlqyer me instrumentalin.

4.Autenticiteti dhe origjinaliteti i performancës, që mund të jenë pika të forta edhe në kontekst ndërkombëtar.

5.Hyrja e Kolë Lacës, është magjia e këngës! I dhuron një atmosferë qetësuese dhe duket sikur e kap në dorë situatën me menaxhimin e këndimit.

Shpesh, pasi shpallet kënga fituese, ekziston një tendencë për të ndryshuar versionin që është transmetuar në festival, duke e zëvendësuar me një version tjetër që shkon në Eurovision. Fatkeqësisht, këto versione të reja nuk janë gjithmonë të pëlqyera.

Gjithsesi… shpresojmë të fitojë më i miri!