Live Stories from Prishtina

LIVE

30 Janar, 2025

Nëse ekziston një gjë që nuk mund ta mohojmë është dashuria e shqiptarëve për picat.

Në secilin cep ku jetojnë shqiotarët, picat prejt vitesh janë shndërruar në njërin nga ushqimet më të preferuara, një pasion që duket se kalon çdo kufi.

Por, nëse jemi realist, a ka një lidhje mes kësaj dashurie dhe traditës sonë në kuzhinë?

A është pica një shpikje e thjeshtë e italianëve, apo ka diçka të padukshme nga ushqimet tradicionale shqiptare që e bëjnë këtë gatim kaq tërheqës për ne?

Pica, në menunë e shqiptarëve në Kosovë, pretendohet se është future në fillim vitet e 90-ta, diçka me vonë në trevat e Shqipërisë.

Shqiptarët, filluan ta shohin picën si një mundësi të re dhe një trend që i bënte ata të dukeshin modern.

Atëbotë pica për shqiptarët ishte një lloj simboli i arritjes së një niveli të ri shoqëror, “Kur ha picë, je cool!”

Por, a mund ta zbërthejmë, pse ka kaq shumë shqiptarë që adhurojnë picat?

Mbase është pikërisht thjeshtësia në përbërjen e saj.

A ka lidhje ndërmjet picës dhe ushqimeve tradicionale shqitare?

Nëse dëshirojmë të bëjmë një krahasim realist, duhet të futemi më thellë në traditat e kuzhinës shqiptare.

Shqiptarët janë mjeshtra të pjatave me brume.

Pite, byrek, fli e deri tek qoftet e mishrat e pjekur që kërkojnë një trajtim të veçantë të brumit për të arritur një rezultat në shije.

Të gjitha këto janë pjesë të trashëgimisë së kuzhinës shqitare, që në pamje të duken të ngjashme.

Një brumë i shtrirë, mbushur me përbërës të ndryshëm dhe një proces përgatitjeje që kërkon durim dhe dashuri.

A është pica një “byrek i hollë”?

Nëse e analizojmë me vëmendje, mund të kuptojmë që përbërësit e picës, brumi, salca, djathi dhe përbërësit e tjerë, kanë pak ngjashëm me disa nga përgatitjet tradicionale shqiptare, si byreku me mish ose me djathë.

Vetëm paramendoni një pite me djath, pa ia hudhë petën sipër. Taman si një Pica Margarita.

Përfundimisht, është e vërtetë që dashuria e shqiptarëve për picat ka të bëjë me një ndjenjë të thjeshtë të kënaqësisë që sjell ky ushqim, sepse është diçka e shpejtë, e thjeshtë, por padyshim e shijshme.

Pica është, në fakt, një përzierje e traditës italiane me modernitetin global, dhe ajo ka pasur mundësinë të integrohet lehtësisht në kuzhinën shqiptare, por edhe më gjerë.

Krejt në fund mund të arrijmë në një konluzion se pica është element i globalizimit, por në anën tjetër, ajo është gjithashtu një mishërim i trashëgimisë shqiptare që e bën këtë popull të jetë i aftë për çdo lloj shije, nga ushqimet tradicionale deri te ato më të sofistikuarat!