Live Stories from Prishtina

LIVE

20 Nëntor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Njerëzit ndihen më të lirë të shprehin veten dhe mund të kenë një cilësi më të madhe imagjinate kur vendosin disa kufizime. Siç e di edhe ti tashmë i dashur lexues, vendosja e limiteve është e vështirë kur tashmë krijon raporte të afërta me njerëzit, por mbaje mend që shpesh edhe me vendosjen e tyre do të keni paqe.

Dje n’Kosovë***

 

Tash në afërsi të zgjedhjeve a do plotësohen kërkesat e grupeve të ndryshme që kanë hyrë në grevë?

Përshembull, KEK-u paska plotësuar kërkesat e punëtorëve të saj.

Të shtunën, SR-KEK, pas një mbledhjeje me punëtorët, njoftoi se ata do të hyjnë në grevë më 20.11.2024.

Me qëllim për rritje pagash e kushte më të mira pune, si dhe dha ultimatumi deri më 8 nëntor për të njëjtat arsye.

Menaxhmenti i KEK-ut ka mirëkuptuar kërkesën e përfaqësuesve të punëtorëve, teksa për përmirësim të mirëqenies së tyre, “ka propozuar dhënien e një bonusi prej 200 eurosh për fundvit dhe rritje të pagave prej 50 eurosh për të gjithë punëtorët, me efekt nga muaji janar 2025”.

Me rrogat e aktorëve çka do të ndodhë? Tek e fundit jo të gjithë mund të bëhen aktorë!!

Politikë***

A do të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës deri pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit? Nëse institucioneve të shtetit nuk po ju paraqesin probleme këto masa paramendo sa mund të ju pengojnë BE-së? A pritet ndryshim në qasjen e BE-së me emërimet e reja në krye të institucioneve atje?

Përderisa emisari i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, nuk ka treguar nëse vendi i tij përkrah heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të vendosura më shumë se një vit më parë. Derisa ka marrë pjesë në njërin nga diskutimet në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Beograd, Troccaz ka kërkuar progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Veriu***

“Ja ku jemi për Krishtlindje!!”- çka po ndodh me protestat në komunat veriore të vendit?

Prishtinë***

207 mijë euro për dekore në Prishtinë! A thu a ka me qenë najsen si New York? Vitin e kalun sytë nuk kemi mujt m’i mbajt hapë prej dritave!!

Këtë vit komuna ka shpërblyer dy kompani për dekorimin e qytetit.

E ka një atmosferë Viti i Ri bre, jo me na mashtru me dy bredha nepër sheshe!

Kulturë***

Në Paper Gallery, mbrëmë është hapë ekspozita e Hana Zeqës, “Living Thread”, një punë e palodhshme e Hanës së pari në open studio me materiale bio-tekstil për fushën e modës e tash të hapuna edhe për vizitë ekspozuese!!

Hapja është bërë me një ndejë në Paper-Arkiva Bar, ku i ftuar ka qenë edhe kryetari Përparim Rama!

Lumturia vjen dhe shkon i dashur lexues, e rëndësishme është me qenë përherë falënderues! Është e qartë se njerëzit botën e shohin me bukuri të konsiderueshme dhe jo gjithmonë njerëzit që i kemi afër në fillim të rrugëtimit, do t’i kemi edhe në fund.