Blogu

“Muaji i mjaltit në tokën e Dardanëve”
Kur kam qenë e vogël, gjyshja më thoshte: “Ty të pëlqen dikush sepse… dhe e do dikë pavarësisht…!” A po e kupton, lexues? Ti e pëlqen dikë për vetitë e tij dhe e do dikë pavarësisht tyre. Është diçka që rrjedh natyrshëm tek njeriu. Lexo edhe njëherë.
21 Mars, 2025

Çdo hap drejt kulturës, është hap drejt lirisë
Mirëmengjesi i dashur lexues doja ta thoja sot këtë: jeta është seri e vendimeve. Çdo ditë, ne bëjmë një zgjedhje, çka të themi? Çka të bëjmë sot? Cilën intuitë ta ndjekim? Disa zgjedhje/vendime ndihen të vogla, si përshembull: çka të veshim? Çka të hamë? Përderisa disa vendime tjera ndryshojnë gjithçka: ku të jetojmë? Kujt t’i besojmë? A të rrezikojmë apo të qëndrojmë këtu ku jemi. E çka është ajo që nuk ndryshon kurrë: asnjëherë nuk e dimë se cili vendim, çka sjellë! This is life <3
20 Mars, 2025

Based on a true story: Pesë filmat më të mirë
Të gjithëve na pëlqen një histori e mirë, qoftë roman, film apo thjeshtë diçka që një nga miqtë tanë po na shpjegon që e kanë përjetuar. Por pse angazhohemi emocionalisht kur dëgjojmë rrëfime që bazohen në ngjarje të vërtetë?
19 Mars, 2025

Bukë e kripë e zemër, dje n’Kosovë!
Ndonjëherë, vetëm fakti që ke arritur të kalosh një ditë të vështirë është një fitore e madhe. Nëse sot e vetmja gjë që bëre ishte të mbaje veten të fortë dhe të ecje përpara, dije se kjo është e mjaftueshme. Jam krenar për ty, sepse çdo ditë që vazhdon të qëndrosh është një ditë e fituar.
19 Mars, 2025

Dje nga Kosova që të rri afër në gëzim e në hidhërim!
“Po kur të jesh mërzitur shumë, në raft të librave më kërko, aty do të jem i fshehur unë. Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë, mjafton që librin pak ta heqësh dhe unë do të zbres, do të vij pas teje; ti, si dikur, me mall do të qeshësh, si një blerim pas një rrëkeje.” Mirëmëngjes lexues, pse mos ta nisësh ditën me këto vargje të Dritëro Agollit?
18 Mars, 2025

Si të mos i marrësh personale veprimet dhe fjalët e të tjerëve!
Si të mos marrësh asgjë personale:
(Qëndro i/e qetë, ruaje fuqinë tënde dhe mbro paqen tënde.)
17 Mars, 2025
