Blogu

Dje nga zemra e kryeqytetit më të mirë në botë!
Kur beson vërtet në diçka, përpiqu me gjithë zemër. Kur ndjenë se një ide, një ëndërr apo një qëllim është pjesë e thelbit tënd, mos e trajto si një mundësi të zakonshme, por si një detyrim ndaj vetes. Jetoje me pasion, investo kohë, përkushtim dhe guxim. Mos e lër frikën ose vonesat t’i zbehin dritën.
10 Korrik, 2025

Kosova e vetmja në rajon me rritje lindjesh, por sfidat demografike vazhdojnë
Të gjithë kanë dëshira, është pjesë e natyrës njerëzore të dëshirosh më shumë, të synosh diçka tjetër, të ëndërrosh. Por nëse lidhemi verbërisht me to, rrezikojmë të humbasim kthjelltësinë e mendjes dhe të harrojmë se jo çdo dëshirë është e domosdoshme, as e dobishme. Andaj është e rëndësishme t’i kuptojmë dëshirat tona, por të mos lejojmë që ato të na kontrollojnë.
9 Korrik, 2025

Kush e mbanë gjallë besimin?
Besimi udhëheq jetët tona. Që nga momenti që jemi në barkun e nënës, ne mbrohemi dhe kujdesemi. Besimi është si shpirti. Është i padukshëm por ai përcakton zgjedhjet dhe jetët tona. Nga banorët e shpellave te mbretërit në kështjella, njerëzit kanë dashur gjithmonë të besojnë.
8 Korrik, 2025

Zjarre përreth, heshtje përbrenda!
Thënja “të mbushësh së pari gotën tënde” nuk është një akt egoizmi, është një akt dashurie ndaj vetes dhe të tjerëve. Nuk do të thotë se nuk je aty për njerëzit që do, por se je aty më mirë, më i plotë dhe më i fuqishëm për njerëzit që do. Të kujdesesh për veten nuk është luks, është nevojë (më beso që nga kjo kam ende edhe vetë për të mësuar, po mësoj çdo ditë me ty lexues). Është mënyra e vetme për të dhënë dashuri të vërtetë, për të qenë i pranishëm pa u ndjerë i zbrazët. Kur e mbush veten me qetësi, kohë për reflektim dhe momente të vogla gëzimi, ti krijon një burim të brendshëm që mund të rrjedhë lirshëm edhe për të tjerët.
7 Korrik, 2025

Çka shkoj mirë këtë javë në Kosovë? Krejt art bre…
4 Korrik, 2025

Udhëtimi vazhdon edhe kur duket se jemi në vendnumërim!
Nuk mund të bëhemi ajo që kemi nevojë të jemi, nëse mbetemi gjithmonë ata që jemi tani. Ëndrrat tona nuk mund të përmbushen nëse qëndrojmë brenda kufijve të zakonit, frikës apo rehatisë. Për të arritur versionin më të mirë të vetes, duhet të kemi guximin të sfidojmë veten, të lëmë pas identitete të vjetra dhe të hapemi ndaj të panjohurës.
3 Korrik, 2025
