Arkiva

A mund të kemi një vit të ri, me një fund të bukur për të vjetrin?
Njerëzit ndihen më të lirë të shprehin veten dhe mund të kenë një cilësi më të madhe imagjinate kur vendosin disa kufizime. Siç e dini edhe ti tashmë i dashur lexues, vendosja e limiteve është e vështirë kur tashmë krijon raporte të afërta me njerëzit por mbaje mend që shpesh edhe me vendosjen e tyre do të ju keni paqe.
20 Nëntor, 2024

Kur dielli fillon të perëndojë, vjen diçka tjetër që quhet hana!
Për ata që janë në pritje të një sezoni të ri për jetën e tyre, ju e dini që ato ditë po vinë dhe do t’ju sjellin gjithçka që ju nevojitet. Nganjëherë në çka përfundojmë është më mirë se çka uronim të na ndodh.
Çka ndodhi dje në Kosovë zog i hershëm? Më lejo t’i sjell për ty në pika të shkurta; ndoshta do të sjell në mend diçka që nuk e ke menduar në atë mënyrë
19 Nëntor, 2024

Arsyetimet gjatë së dielës për të filluar të hënën!
Po, i dashur lexues, lumturia shkon dhe vjen, ndërsa ti duhet të gjesh hapësirën që të jesh gjithmonë falënderues. Edhe në momentet kur tragjedia të godet, prapë falëndero që gjithçka kaloi. Sepse kjo është jeta!
18 Nëntor, 2024

Ndryshime të papritura në një vit që po mbyllet
Viti 2024 është drejt përfundimit dhe kjo është çfarë kam mësuar deri tani: të pranoj situatat ashtu si janë; jo çdo veprim i të tjerëve kërkon reagim; largo çdo gjë që shterron energjinë dhe paqen tënde! Shpresoj të të hyjë në punë, lexues!
17 Nëntor, 2024

Copëza nga dje n’Kosovë!
A e di me çka dua ta nis ditën? Me pak humor që n’përditshmëri më mungon. Me një këngë të Arctic Monkeys “do i wanna know”. Me një kafe në një ambient me shumë dritë, e që koha e kafes më lejon t’kujtohem për çdo send të mirë që e posedoj përgjatë këtij momenti që vetë zgjedhi ta jetoj.
16 Nëntor, 2024

Reflektime dhe lajme nga Kosova
Mirëmëngjesi, lexues! Është e qartë se sot dimri ka ardhur tek dera, andaj më lejo të të ngroh zemrën me këtë mendim: Kur shikohesh në pasqyrë, bëj mirë ta duash atë që sheh, sepse aty fillon gjithçka—dashuria që merr dhe dhuron për të tjerët, respekti që ke dhe jep për të tjerët.
15 Nëntor, 2024

Çka po programojmë tek fëmijët me (keq)kuptimin ndaj edukatës seksuale!
Lexues, nëse dëshiron të jesh në paqe me gjithçka që të rrethon, thjesht mos mbaj inat. Foli atij mikut që ke kohë pa komunikuar, fali prindërit e tu që prindërimin nuk e dinin ose nuk arritën ta bënin më mirë se aq sa të ofruan. Beso në faktin se ajo që është e jotja do të kalojë male dhe dete për të të gjetur ty. 💖
14 Nëntor, 2024

I arrestuari i gabuar, përmbajtja edukuese e deri tek keqpërdorimet në emër të dijes? Dje n’Kosovë
Tung lexues! E di, e di që jo gjithmonë je në disponim të zgjohesh dhe të fillosh rutinën tënde, por mbaje vath në vesh këtë: mund të mos ndodhë këtë javë, mund të mos ndodhë këtë muaj, madje mund të mos ndodhë as këtë vit, por mos u ndal. Ajo çka është për ty nuk vjen kur ti dëshiron, por kur ty të duhet më së shumti!
13 Nëntor, 2024

Bifteku a mund të blihet me miliardat e projekt-buxhetit të 2025-ës?
Truri yt, i dashur lexues, nuk është i krijuar për të pranuar dopaminë të lirë. Ai ka nevojë për lidhje të reja, rreze dielli, natyrë, pushim, ushtrime dhe muzikë të mirë.
12 Nëntor, 2024

Bora së pari është ujë, e pastaj borë-Dje n’Kosovë
Në jetë duhet provuar shpesh; gjithçka mësohet duke provuar. A ju ka ndodhur të provoni për herë të parë të gatuani diçka dhe ajo të ketë shijen fantastike? Ta shijosh rezultatin e mirë pas provave është kënaqësi më vete.
11 Nëntor, 2024