Arkiva

Kosova voton – sovrani zgjedh
Uroj që dita e sotme të kalojë mbarë e qetë, pa mashtrime, pa vonesa të pakuptimta, pa ndërprerje të energjisë, me kamera funksionale, me numërim të shpejtë dhe transparent të votave, pa manipulime e pa lojëra të brendshme mes kandidatëve.
9 Shkurt, 2025

Tani, ndërsa po i afrohemi fundit të fushatës…
Shpresoj që sot të jetë dita jote. Dielli të prek në fytyrë fiks ashtu siç duhet. Rroba jote e preferuar të rri tamam ashtu siç të pëlqen. Të mos ketë radhë në ‘drive-thru’ për të marrë kafen tënde dhe në fund uroj që dikush të dërgon një mesazh që të bën të buzëqeshësh.
8 Shkurt, 2025

“Me njohë veten është urtësi, me qeverisë veten është trimëri”
Veç një gjë është me rëndësi: të më mbash mend, lexues. Çdo hap që je duke bërë sot ka rëndësi. Qesharake se si zemra rishikon atë që mendja mendoi se e la pas… Jeta nuk është një vijë e drejtë – disa gjëra që nuk i duam kthehen, edhe pasi ke bërë paqe me to. Por ta ndjesh sërish nuk do të thotë se po kthehesh prapa. Thjesht do të thotë që të ka interesuar, dhe kjo nuk është kurrë diçka për t’u penduar. 💛
7 Shkurt, 2025

“Dje, nga vendi më i bukur në botë, Alban”
Nëse ne nuk iu tregojmë njerëzve se si ndihemi, si do ta dinë ata? Nëse nuk iu tregojmë se jemi prekur nga një fjalë e tyre, nëse nuk tregojmë që veprimet e caktuara të tyre na kanë lënduar. Është gjithmonë më mirë kur pyesim për t’u sqaruar, sesa kur sillemi sikur gjithçka është në rregull, teksa jemi të konfuzuar.
6 Shkurt, 2025

Dje nga “skena” e Kosovës!
Ndonjëherë, sfidat dhe vështirësitë nuk janë pengesa, por përgatitje për ëndrrat që ke kërkuar. Çdo gjë që po kalon tani mund të jetë një pjesë e rrugës që të çon drejt suksesit, rritjes dhe forcës. Pranoje çdo përvojë si një mësim dhe beso se universi po të përgatit për diçka të madhe
5 Shkurt, 2025

Dje nga “qoshet”e Kosovës!
Një prej gjesteve më të sinqerta që njerëzit tregojnë është kur janë të durueshëm me ty, edhe pse ti je duke pasur një ditë shumë të keqe dhe nuk po sillesh mirë me të tjerët, por prapë ata të tregojnë mirëkuptim.
4 Shkurt, 2025

Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Ditët do të kalojnë dhe ti do të braktisësh një obsesion, do të gjesh diçka tjetër që ka rëndësi për ty. Do të takosh njerëz të tjerë që janë të rëndësishëm për ty. Do të braktisësh një ëndërr, do të kesh një tjetër dhe, krejt në fund, do ta pranosh realitetin.
3 Shkurt, 2025

Jeta sjell të papritura!
Një gjë di ta them: asnjëherë mos u sill në nervozizëm, përderisa nuk do të silleshe njësoj sikur kur je i/e qetë. Jeta është e mbushur me të papritura; jo për një ditë, por për një moment ndryshon. Ata që i do dhe të duan, kurrë nuk e dimë çka janë duke kaluar. Be kind!
2 Shkurt, 2025

Një rikapitullim!
Shpresoj që të gjithë të gjejmë një karrierë që na emocionon dhe na bën të zgjohemi me gëzim çdo mëngjes, diçka që na përshtatet vërtet dhe na bën të ndihemi vetvetja. Dhe nëse ende nuk e ke gjetur, mos u shqetëso – jeta nuk është një garë. Merr kohën tënde, eksploro dhe beso se çdo hap po të çon më afër asaj që je i/e destinuar të bëhesh. Po ia del më mirë sesa mendon.
1 Shkurt, 2025

10 ditët e fundit vendimtare
Kanë me tu kujtu fjalët që unë t’i kam thanë. Ka me çel pranvera e krejt lulet kanë me dalë, ke mu bo rahat natën gjumi ka me të marrë, se toka edhe qielli dhimbjen kanë me ta mbajtë, për premtimet që ua ke dhanë.
31 Janar, 2025