Arkiva

Art Nouveau dhe ndikimi i tij në arkitekturë
Vijat e gdhendura, dekoret me shumë detaje diçka përtej mureve, blloqeve dhe fasadave që i mbulon ato, është pikërisht eleganca që transmeton Art Nouveau.
30 Janar, 2025

Zgjedhjet dhe kujdesi kolektiv?!
Më pëlqen të shoh njerëzit teksa mbyllin sytë për të dëgjuar muzikë; duket sikur po përpiqen të ndjejnë çdo notë. Të bën të mendosh për gjithçka që kalojmë me vështirësi dhe se, me mbylljen e syve, sikur ndjejmë një lehtësim!
29 Janar, 2025

Ajo që sytë nuk shohin…
Ka momente kur do të doja të ktheja kohën pas dhe të largoja gjithë trishtimin, por kam ndjesinë se po ta bëja, edhe gëzimi do të ishte zhdukur. Jeta nuk është e detyruar të na japë atë që presim MIRËPO asnjëherë nuk na dhuron diçka që nuk është e mirë dhe pa përballueshme për ne.
28 Janar, 2025

Përtej fjalëve, janë veprimet!
“Jepi kohës, kohë.” E vërtetë, gjithçkafit i nevojitet kohë, madje edhe vetë kohës. Nëse e ke të vështirë ta kuptosh, lexoje disa herë. Përderisa jemi duke pritur “shërimin” tonë, vetëm sa po e shtojmë presionin ndaj asaj që e ka kohën e vet për përmirësim.
27 Janar, 2025

Koktej deklaratash…
Në kërkim të të jashtëzakonshmes, janë ato momentet e thjeshta dhe të përditshme që, kur ndodhin, nuk na duken asgjë. Në fakt, ato janë vetë jeta. 💖
26 Janar, 2025

Grimcat e magjisë nuk zgjasin përherë, jeta vazhdon!
Në këtë botë ku shpeshherë ndjekim suksesin dhe arritjet personale, ndonjëherë harrojmë që vlera më e madhe e jetës qëndron në marrëdhëniet e thella dhe kuptimplota me të tjerët. Aktet e vogla të mirësisë, momentet e ndara dhe përvojat e përbashkëta krijojnë një jetë me kuptim të vërtetë. Nuk është pasuria apo suksesi ai që na pasuron shpirtin, por lidhjet që ndërtojmë me njerëzit dhe ndjesitë që ato sjellin.
25 Janar, 2025

Një shkëndijë ndez një mal- Dje n’Kosovë
Domethënja e jetës nuk qëndron gjithmonë në madhështinë e qëllimeve apo arritjeve të mëdha. Ajo gjendet në gëzimet e thjeshta, që shpesh kalojnë pa u vënë re – në një shëtitje të qetë, një melodi që të prek shpirtin, apo një moment të ndarë me ata që do. Plotësimi i vërtetë është të kuptosh se jeta nuk ka nevojë për një arsye të madhe për të qenë e bukur; ajo është e bukur thjesht sepse jetohet.
24 Janar, 2025

Simfonia e ngjyrave në kinema. Si regjisorët mjeshtërojnë emocionet përmes paletave vizuale?
S’ka rëndësi cilës gjeneratë i përkisni; filmin The Social Network dhe Gone Girl nuk ka mundësi të mos e keni parë, të paktën në sekuenca të shkurtra në rrjete sociale.
23 Janar, 2025

“Shokë bashkë, e bukë veç!”
Mirëmëngjesi lexues, ajo që na tremb më së shumti rreth diçkaje që përfundon, është që nuk e dimë çfarë të presim, por me ndryshimet nuk ke nevojë të dish çfarë do të ndodhë; thjesht duhet të dish se ajo që është më e mira për ty do të ndodhë.
22 Janar, 2025

Rikthimi i Trump, çka e pret Kosovën?
Më i/e dashuri/a im/e, mbaje mend këtë: Ti je gjallë për të mësuar dhe ç’mësuar, për të rimësuar dhe ç’mësuar e mësuar sërish. Je këtu për të analizuar, zhvilluar dhe kuptuar vlerën e përpjekjes. Je këtu për ta mbajtur dhimbjen tënde ashtu si meriton të mbahet, për aq kohë sa të zgjasë. Je këtu për të mësuar se nuk ka gjykim aty ku ka dashuri. Je këtu për të kuptuar se ti nuk je i/e vogël. Je këtu dhe po mëson se kjo është një gjë e madhe.
21 Janar, 2025